Rreth Nesh
Onko – hematologjia pediatrike është shërbim kombëtar, unik, qendër e referencës nacionale, që mban përgjegjësinë e përmbushjes së tre atributive, të gërshetuara e koordinuara me njëra tjetrën: diagnostiko – kurative, didaktike dhe shkencore.
Ky shërbim është lider në hartimin dhe implementimin e strategjive të unifikuara të parandalimit, diagnozës e terapisë, të patollogjive onkologjike e hematollogjike të moshës pediatrike në tërë vendin.
- Pacientët e shtruar janë raste që janë për t’u diagnostikuar si dhe ata me një diagnozë por që terapia e tyre zgjat dhe duhet domosdoshmërisht të realizohet në kushte spitalore.
- Reparti ditor i neoplazive. Këtu ndiqen e bëjnë ciklet e kemioterapisë pacientët pas daljes nga spitali, që nuk kanë nevojë të rrinë me shumë se gjysëm dite.
- Qendra Kombëtare e Patollogjive të lindura të gjakut. Kjo qendër e referencës nacionale, është e strukturuar në 2 nën njësi:
– Qendrën e Hemoglobinopative: ndiqen me transfuzione maseeritrocitare, terapi ferrokelante si dhe në drejtim të komplikacioneve të mundshme, një numër i madh pacientësh me Talasemia mayor dhe Drepanocitoze. Është përgjegjëse edhe për përditesimin dhe transferimin e protokolleve diagnostike e terapeutike edhe për qendrat e tjera në vend që merren me keto patologji.
– Qendra e Hemofilive ku ndiqen e trajtohen femijë dhe adultë me hemofili. Kjo qendër është hapur para 2 vitesh dhe po përditëson dhe pasuron aktivitetin e saj edukativ, profilaktik, diagnostik e kurativ në vazhdimësi.
- Kabineti i konsultave ambulatore.
Shërbimet e Ofruara
Prof. Anila Godo
E Hënë
E Martë
10:00-14:00
Dr. Shk. Mirela Xhafa
E Mërkurë
10:00-14:00
Prof. As. Donjeta Bali
E Enjte
10:00-14:00
Prof. Ass. Eleni Nastasi
E Premte
10:00-14:00
Stafi Ynë
Prof. Anila Godo
Shef Shërbimi i Onkohematologjisë (Pediatrike)
D.SH.M Mirela Xhafao
Prof. Asc. Donjeta Bali
Dr. Mirzana Kapllanaj
Prof. Asc. Manika Kreka
Dr. Bledi Kalajau
Dr. Enkeleda Duka
D.SH.M Daniela Nika
Shërbimi i Onkohematologjisë Pediatrike është një njësi e specializuar brenda strukturës së PAI-t Pediatrik, e dedikuar për diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen afatgjatë të fëmijëve me sëmundje beninje dhe malinje të gjakut, si dhe me tumore solide.
Ne ofrojmë kujdes multidisiplinar të personalizuar, të bazuar në standardet më të fundit të mjekësisë pediatrike, në një ambient të sigurt dhe mbështetës për fëmijët dhe familjet e tyre.
HISTORIKU I HEMATO\ONKOLOGJISE PEDIATRIKE SHQIPTARE
Hematologja Pediatrike është sektori më i vjetër në pediatri, që kur ajo nuk ishte ndarë në specialitete, i krijuar nga Prof. Selaudin Bekteshi (1956), i cili ishte në atë periudhë dhe Shefi i Shërbimit të Pediatrisë, në Spitalin e Përgjithshëm Civil.
Më pas i bashkohet dhe Prof. Afërdita Gusho, dhe me ndryshimit rrënjësor për organizimin e klinikave (1972-1975), drejtohet nga Dr. Shk. Liri Shaba, dhe stafi i saj shtohet në vite, me mjek të rinj, si: Dr. Eleni Nastas, Dr. Anila Godo, Dr. Qendro Kore, Dr. Lejla Pustina.
Në këtë shërbim u thelluan dhe u përmirësuan më tej metodat diagnostike dhe mjekuese, në përshtatje me literaturën aktuale të kohës.
Këtu përmendim trajtimin e Anemive, Trombocitopenive, Linfoadenopative, përpunimin e protokollit të mjekimit të Leukozave Akute, me futjen e erës së Citostatikëve, studimin dhe dispanserizimin e Hemoglobinopative.
Në vitin 1993, Spitali i Pediatrisë përfshihet në Spitalin e Përgjithshëm, në emrin Q.S.U.T.
Në vitin 1994, krijohet Qendra e Hemotransfuzioneve dhe e Hemoglobinopathive, me drejtuese Prof. Eleni Nastas, pjesë e rëndësishme e Shërbimit të Hematologjisë e që në 2012 iu shtua dhe Prof. Manika Kreka.
Në vitin 1996, pas kthimit nga një specializim 1 vjeҫar, në Belgjikë, të Prof. Anila Godos, Shërbimit të Hematologjisë Pediatrike, i inkuadrohet dhe ai i Onkologjisë Pediatrike (Tumoret solidë), të cilët deri atëherë trajtoheshin pranë Spitalit Onkologjik.
Në 2014, krijohet dhe Qendra e Hemofilive, që tashmë përbëhet nga një hematolog për Adultët, dhe një mjeke pediatre respektivisht Dr. Bledi Kalaja dhe Dr. Shk. Daniela Nika.
Kësaj plejade, mjekësh të nderuar, pas vitit 1998 e në vazhdim i shtohen dhe mjekët e rinj pediatër, asokohe, Prof. Asoc. Mirela Xhafa dhe Prof. Donjeta Bali, të cilat vazhduan traditën dhe sollën një frymë të re të futjes dhe të aplikimit të protokolleve europiane bashkohore të OnkoHematologjisë Pediatrike si dhe të Tumoreve të rralla.
Tradita tashmë vazhdon dhe me mjeket më të rinj Dr. Mirzana Kapllanaj, Dr. Enkeleda Duka, Dr. Besjana Dibra, kandidate për titullin “Doktor Shkencash” e që me ambicjet profesionale po trajnohen e po punojnë me përkushtim, në shërbim të fëmijëve tanë, në luftë kundër kancerit pediatrik, për të rritur mbijetesën si dhe cilësinë e jetës.
Pjesë e ekipit multidisiplinar të OnkoHematologjisë janë edhe punonjësi social (prej vitit 2003) dhe psikologu (prej vitit 2005), me qëllim mbështetjen dhe përmirësimin e funksionimit psiko-social të fëmijëve dhe familjeve të tyre përgjatë trajtimit.
Mjekët tanë janë anëtarë aktiv të organizmave të grupimeve të ndryshme shkencore e profesionale të fushës, SIOP e SIOPE, si dhe kanë marrë pjesë në konferenca e kongrese internacionale duke paraqitur e publikuar edhe në revista internacionale, me dinjitet, punime e prezantime të ndryshme mbi të dhënat e rezultatet e punës sonë të përditshme.
Pjesë e aktivitetit tonë janë dhe bashkëpunimet dhe network-et e ndryshme me organizma të ndryshëm të mirënjohur si:
- Prej Majit të 2024, ne jemi anëtar të St. Jude Global Alliance Community, Memphis, TN-USA
- Në Qershor 2024, kemi nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU), me Prinses Maxima Cancer Center, për trajnim ekipi multidisiplinar, që shërbejnë në funksion OnkoHematologjisë Pediatrike, hartimin e protokolleve të trajtimit, kërkimin shkencor, bashkëpunimin në diagnozën molekulare e genomike si dhe në trajtime të rasteve të komplikuara e studime klinike që nuk mund të trajtohen në vendin tonë.
- Prej Nëntorit 2024, Shqipëria është vend-fokus i GICC (Global Initiative Cancer Control) WHO/Europe
- Prej Janarit 2025, anëtar të SIOPE (Shoqatës Internacionale të Onkologjisë Pediatrike Dega Europe) - me emërtimin ALPHOG (Grupi Shqiptar i OnkoHematologjisë Pediatrike)
🎯 Misioni
Të ofrojmë trajtim cilësor dhe gjithëpërfshirës për fëmijët me patologji onkohematologjike, me respekt të plotë për dinjitetin, ndjeshmërinë dhe nevojat individuale të çdo pacienti.
👁️ Vizioni
Ne jemi një qendër kombëtare referimi, e integruar në rrjete ndërkombëtare, me rol aktiv në kërkimin shkencor dhe trajnimin profesional në fushën e onkohematologjisë pediatrike.
⚕️ Çfarë Trajtojmë
Sëmundje Malinje të Gjakut dhe Tumore
- Leuçemi akute dhe kronike: ALL, AML, dhe forma të tjera te leucemise
- Limfoma: Hodgkin dhe Jo-Hodgkin
- Tumore solide malinje
- Neuroblastoma
- Tumore renale (Tu. Wilms)
- Tumore Hepatike
- Tumore të qelizave germinale (GCT) dhe gonadale
- Tumore të indeve të buta
- Tumore kockore
- Tumore të SNQ
- Retinoblastoma
- Tumore të rralla pediatrike
Sëmundje Beninje të Gjakut
- Anemi të natyrave të ndryshme
- Trombocitopeni (të lindura ose të fituara)
- Neutropeni
- Hemofili dhe çrregullime të tjera të koagulimit
- Sëmundje hematologjike kongjenitale të rralla
🧪 Shërbimet që Ofrojmë
- Konsultë dhe vlerësim multidisiplinar
- Trajtim sipas protokolleve ndërkombëtare (SIOPE, BFM, AIEOP)
- Transfuzione te gjakut dhe produkteve te tij, të kontrolluara
- Kimioterapi spitalore dhe ambulatoriale
- Procedura diagnostike
- Mbështetje psikosociale për pacientët dhe familjet
- Kujdes paliativ pediatrik
👩⚕️ Ekipi Ynë
Prof. Donjeta Alia (Bali)
Konsulta: E hënë & E martë
📧 donjeta.bali@qsut.gov.al
Prof. Asc. Mirela Xhafa
Konsulta: E mërkurë
Dr. Enkeleda Duka
Konsulta: E enjte
Dr. Mirzana Kapllanaj
Konsulta: E premte
Prof. Manika Kreka
Njësia e Hemoglobinopative
Dr. Shk. Daniela Nika
Njësia e Hemofilisë
Dr. Bledi Kalaja
Njësia e Hemofilisë
Msc. Lavdie Bicaku
Kryeinfermiere
Pjesë e ekipit gjithashtu: Infermierë të specializuar, Psikolog klinik për fëmijë dhe adoleshentë, Punonjës socialë, Sanitare
🤝 Bashkëpunime & Rrjete
📚 Trajnim & Edukim
Angazhohemi në:
- Formimin bazë në onkohematologji pediatrike të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë
- Module trajnimi për disiplina të ndryshme mjeksore
- Trajnimin e specialistëve të pediatrisë së përgjithshme
- Edukim të vazhdueshëm për profesionistët e kujdesit shëndetësor primar
- Organizimin e konferencave shkencore dhe fushatave ndërgjegjësuese
