Drejtoria e Përgjithshme

Drejtoria e Përgjithshme e QSU “Nënë Tereza”

Drejtoria e Përgjithshme siguron drejtimin administrativ dhe institucional të QSU “Nënë Tereza”. Ajo drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm. Drejtoria menaxhon aktivitetin e përgjithshëm te sherbimeve, programon orientimet strategjike dhe siguron zbatimin e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i QSU ”Nënë Tereza”

Drejtori i Përgjithshëm i QSU”Nënë Tereza” emërohet nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, bazuar në V.K.M nr.66 ., datë 03/02/2017 ”Për përcaktimin e kritereve e të procedurave për ngritjen e organizimin e shërbimeve dhe strukturave shëndetësore universitare ”.

Detyrat e tij përcaktohen në statutin dhe rregulloren e funksionimit të QSU”Nënë Tereza”.

Zv/Drejtorët e Përgjithshëm të QSU ”Nënë Tereza”

Zv.Drejtori i Përgjithshëm drejton e kontrollon punën e stafit mjekësor dhe jo mjekësore në funksion të gjithë aspekteve të qëndrës spitalore, i cili ka për qëllim si më poshtë:

  • Garantimin e një shërbimi shëndetësor sa më të specializuar, human dhe cilësor,
  • Nxitjen e kërkimit shkencor në fushën e shëndetësisë,
  • Kontributin në përmbushjen e të gjithë objektivave menaxheriale të institucionit.

Përbërja e stafit menaxhues të administratës së Drejtorisë së Përgjithshme të QSU ”Nënë Tereza”

  • Drejtori i Përgjithshëm
  • Zv/ Drejtorë të Përgjithshëm
  • Drejtorët e Drejtorive
  • Shef i Shërbimit të Statistikës
  • Përgjegjës i Sektorit të Auditit

Përbërja e Drejtorive të QSU ”Nënë Tereza”

  • Drejtoria e Burimeve Njerëzore;
  • Drejtoria e Performancës Spitalore;
  • Drejtoria Juridike;
  • Drejtoria Ekonomike dhe Planifikimit Financiar;
  • Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse;
  • Drejtoria e Shërbimit Farmaceutik;
  • Drejtoria e IT dhe Inxhinierisë Klinike.