Shërbimi i Kirurgjisë Vaskulare

Lajm i mirë!

Gjatë vitit 2025, në Shërbimin e Kirurgjisë Vaskulare janë realizuar 310 ndërhyrje tek pacientë me stenoza kritike të arterieve karotide, nga të cilët 98 kanë qenë pacientë simptomatikë pas stroke — pa u shënuar asnjë rast fataliteti apo përkeqësimi postoperator.

Sipas Shefit të Shërbimit, Prof. Dr. Sokol Xhepa, kjo arritje është rezultat i një projekti të nisur që në vitin 2018, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Neurologjisë, veçanërisht Njësinë e Strokut, si dhe me ekipin e Anestezisë dhe Reanimacionit.

Vlera e këtij rezultati bëhet edhe më domethënëse kur krahasohet me të dhënat e studimeve mjekësore ndërkombëtare, ku përqindja e komplikacioneve serioze apo vdekshmërisë tek pacientët simptomatikë varion nga 3.5% në 6%.

👏 Një sukses që dëshmon profesionalizëm, bashkëpunim dhe përkushtim maksimal ndaj jetës së pacientëve.