SHËRBIMI I KARDIOLOGJISË I

Rreth Nesh

sherbimi-kardiologji-I

Shërbimi i Kardiologjisë, Klinika e Parë kryen diagnostikimin mjekësor dhe trajtimin e defekteve të lindura të zemrës, sëmundjeve të arterieve koronare, insuficiencën e zemrës, sëmundjet e valvulave të zemrës, çrregullimet e ritmit. Kardiologu i shërbimit kryen ekzaminimin fizik i cili përfshin kontrollin e tensionit të gjakut, peshën, zemrën, mushkëritë dhe enët e gjakut. Disa probleme mund të zbulohen me simptomat tuaja por mund të lindë nevoja për teste të tjera si EKG, X-ray ose analiza të gjakut. Probleme të tjera kërkojnë testim më të specializuar. Kardiologu mund të rekomandojë ndryshime të stilit të jetesës apo medikamente. Secili rast është unik. Shërbimi i Kardiologjisë, Klinika e Parë organizohet në kabinetet: ECHO T Torakale, ECHO T Ezofagale, Ciglometria, Holter Ritmi, Holter Presioni. Shërbimet e Kardiologjisë së Klinikës së Parë dhe Klinikës së Dytë mbulohen nga një shërbim hemodinamike.

Ndër themeluesit e Shërbimit të Kardiologjisë janë Prof. Nikollë Shurbani, Prof. Ylli Popa, Prof. Anesti Kondili, Prof. Pandeli Cina, Prof. Sali Berisha, Prof. Spiro Qirko. Ky Shërbim drejtohet sot nga Prof. Artan Goda.

Krahas punës në shërbim mjekët kryejnë edhe konsultat ambulatore. Mesatarisht kryhen rreth 15-20 konsulta ambulatore në ditë. Mjekët e shërbimit mbajnë lidhje me mjekët e spitaleve të rretheve duke ndihmuar shpesh në situata klinike delikate apo duke ndihmuar në ngritjen e shërbimeve të kardiologjisë.

Stafi mjekësor i shërbimit angazhohet dhe merr pjesë në aktivitete shkencore si brenda dhe jashtë vendit. Puna e këtij shërbimi çon drejt një bashkëpunimi të ngushtë me Klinikën e Dytë të Kardiologjisë, Reanimacionin e Kardiologjisë, Hemodinamikën dhe shërbimin ambulator.

Shërbimet e Ofruara

Testet dhe ekzaminimet specifike të cilat kryhen në Shërbimin Kardiologjisë, Klinika e Parë, QSUT:

  • Ekokardiograma
  • EKG ambulatore
  • Prova ushtrimore
  • Holter
  • Katheterizimi i zemrës

Kabinetet që funksionojnë në këtë shërbim:

  • ECHO T Torakale
  • ECHO T Ezofagale
  • Ciglometria
  • Holter Ritmi
  • Holter Presioni

Shërbimi ambulator

Konsultat ambulatore kryhen çdo ditë duke filluar në orën 10:00 pranë Kabinetit të Konsultave të Sëmundjeve të Brendshme.

Mjekët

Ditët

Ora

 

Prof. Mimoza Lezha

E Hënë

Dr. Leonard Simoni

E Martë

Dr. Albana Doko

E Mërkurë

Dr. Ormir Shurdha / Dr. Vilma Paparisto

E Enjte

Dr. Naltin Shuka

E Premte

Gjej shërbimin në hartë:

Stafi yne