QSUT vë në dispozicion të pacientëve Librin e Ankesave dhe Librin e Përshtypjeve

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) po forcon komunikimin me pacientët përmes vënies në dispozicion të Librit të Ankesave dhe Librit të Përshtypjeve pranë shërbimeve spitalore.

Këto dy instrumente u japin mundësi pacientëve të ndajnë shqetësimet, sugjerimet dhe vlerësimet e tyre për shërbimin e marrë, duke kontribuar në identifikimin e problematikave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Nisma synon të nxisë transparencën, komunikimin e drejtpërdrejtë dhe dëgjimin aktiv të zërit të pacientit, duke e kthyer çdo mendim në një mundësi për reflektim dhe përmirësim të shërbimeve.

Përmes kësaj qasjeje, QSUT synon të vendosë gjithnjë e më shumë pacientin në qendër të kujdesit shëndetësor.

QSUT: Në shërbim të jetës.

Leave feedback about this

  • Rating