Ju lutemi t’u kërkoni të afërmve dhe miqve tuaj të veprojnë në përputhje me këto udhëzime.
Për mirëqënien dhe interesin e pacientëve si dhe parandalimin e infeksioneve, ju kërkojmë respektimin e disa rregullave gjatë orarit të vizitave:
- Respektoni orarin e vizitave.
- Ndalohet hyrja e vizitorëve në rast të sëmundjeve infektive ose simptomave të gripit.
- Nuk lejohet prania e fëmijëve nën moshën 15 vjeç.
- Nuk lejohet prania e më shumë se 2 vizitorëve në dhomë.
- Dezinfektoni duart në momentin e hyrjes dhe të largimit nga dhoma me solucion dezinfektues për duart.
- Në shërbime të veçanta si reanimacione apo shërbimin infektiv duhet të përdoren maska dhe mjete mbrojtëse sipas udhëzimeve të stafit.
- Nëse në momentin e vizitave po rregullohet dhoma, ju lutemi bëni durim dhe prisni në hollin e pritjes.
- Evitoni prekjen e materialeve mjekësore që ndodhen pranë pacientit, si dhe evitoni uljen në krevatin e pacientit apo vendosjen e objekteve të ndryshme që paraqesin rrezik për transmetimin e mikrobeve.
- Nuk lejohen ushqimet në shërbim apo në dhomë, pasi ato sigurohen nga kuzhina e QSUT.
- Nuk lejohen çarçafë apo batanije, pasi këto sigurohen nga lavanderia e QSUT.
- Ndalohet sjellja e dhuratave si lodra pellushi apo lule natyrale për pacientët, pasi janë përcjellëse të mikrobeve.
- Prania e vizitorëve lejohet vetëm për një kohë të shkurtër, pasi mund të jetë e lodhshme për pacientin; prania për një kohë më të gjatë pajiset me fletëhyrje nga kryeinfermierja.
- Vizitorët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin zhurmën dhe të respektojnë privatësinë e pacientëve të tjerë.
Rregullat e Vizitorëve pranë QSUT, mund të ndryshojnë nga pavijoni në pavijon në varësi të nevojave të shërbimeve apo gjendjes së pacientit.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju lutem mirëmbani dhomën pranë shërbimit ku jeni shtruar, me qëllimin ndaj kujdesit të shëndetit tuaj dhe të kemi sukses në punën tonë humane që kryejmë ndaj jush.
