Drejtimi Institucional

Mirësevini në faqen tonë!

Këtu mund të gjeni informacionin që ju nevojitet për të gjitha shërbimet mjekësore të ofruara në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ne punojmë çdo ditë për t’u siguruar që çdo pacient dhe familjar të marrë shërbim profesional dhe kujdes cilësor. Synimi ynë është të zhvillojmë një kulturë respekti dhe përkushtimi ndaj pacientëve në çdo shërbim që ofrojmë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë aktive e këtij përmirësimi të vazhdueshëm. Drejtimi spitalor nuk është thjesht një pozicion, por një përgjegjësi për të krijuar një ambient ku pacienti është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Rezultatet pozitive të punës sonë janë falë përkushtimit të mjekëve, infermierëve dhe gjithë stafit. Ne besojmë se: “Kur njerëzit mendojnë për kujdes shëndetësor profesional, ata mendojnë për QSUNT.”

Është një nder të jemi pjesë e kësaj strukture që kujdeset për jetën e mijëra pacientëve çdo ditë. Shpresojmë të përmbushim pritshmëritë tuaja dhe të ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm.

Nëse keni ndonjë pyetje, koment apo sugjerim, ju lutemi na kontaktoni përmes rubrikës “Na kontaktoni”.

Znj. Rudina Degjoni
Drejtor i Përgjithshëm
Prof. Asc. Ekleva Jorgaqi
Zv. Drejtor i Përgjithshëm
Dhurata Hysaj
Zv. Drejtor i Përgjithshëm
Ilir Pajenga
Zv. Drejtor i Përgjithshëm
Enisa Rexhepi
Drejtor i Performancës Spitalore
Anisa Vlashi
Drejtor i Burimeve Njerëzore
Erjon Ngjelo
Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse
Etleva Ramaliu
Drejtor Ekonomik dhe Planifikimit Financiar
Mirela Rexhepi
Drejtor i Shërbimit Farmaceutik
Rudina Degjoni 1
Rudina Degjoni është një drejtuese e lartë në sektorin e shëndetësisë me mbi 25 vite përvojë në menaxhimin spitalor, financimin e kujdesit shëndetësor dhe administrimin publik. Gjatë karrierës së saj ka drejtuar institucione të rëndësishme shëndetësore, duke kontribuar në zhvillimin e politikave shëndetësore, reformave institucionale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për pacientët.
 
Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Masterin Shkencor (MSc) në Menaxhim të Kujdesit Shëndetësor dhe Mirëqenies Sociale në Universitetin e Atikës Perëndimore, Athinë, Greqi. Më tej, ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznesi (MBA) pranë Institut Universitaire Kurt Bösch në Sion, Zvicër, si dhe Doktoraturën në Administrim Biznesi (DBA) pranë European University of Geneva, Zvicër. Aktualisht ndjek studimet doktorale në Departamentin e Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.
 
Përgjatë karrierës së saj profesionale, ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese në sistemin shëndetësor shqiptar, përfshirë detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe të Drejtoreshës Ekzekutive të Spitalit Memorial Fier. 
Në qershor 2026, u emërua Drejtore e Përgjithshme e Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, institucioni më i madh universitar dhe terciar shëndetësor në Shqipëri.
 
Ekspertiza e saj përfshin menaxhimin spitalor, financimin e shëndetësisë, zhvillimin institucional, planifikimin strategjik, sigurinë e pacientit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në shëndetësi. Formimi i gjerë akademik, i kombinuar me përvojën shumëvjeçare drejtuese, e ka pozicionuar atë si një nga figurat më të spikatura të menaxhimit shëndetësor në Shqipëri.
 
Ajo është e angazhuar për modernizimin e sistemit shëndetësor, forcimin e cilësisë së kujdesit ndaj pacientit dhe promovimin e inovacionit, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të shëndetit publik.