Service of Oncohematology

About Us

Onko – hematologjia pediatric it is a service of the national, the unique, the centre of reference of the national, who holds the responsibility for the fulfillment of the three atributive, the intertwined and co-ordinated with each other: diagnostiko – curative, teaching, and scientific research.

This service has been a leader in the development and implementation of strategies to be unified for the prevention, diagnosis and treatment of patollogjive onkologjike the hematollogjike the age of the pediatric all over the country.

  1. Patients are spread out, there are cases in which they are to be diagnosed, as well as those with a diagnosis but the treatment of their takes, and it should not have to be carried out in the conditions of a hospital.
  2. The day of the neoplazive. Here, the trace of the do cycles, the kemioterapisë of patients after leaving the hospital, you don't have to stick with it more than half a day.
  3. The National Patollogjive to be born in blood. This is the centre of reference of the national, it is the structure of the 2 sub units:

– The center of the Hemoglobinopative: be transfuzione maseeritrocitare, as ferrokelante, as well as in terms of the complications of the potential of a large number of patients with Talasemia mayor, and Drepanocitoze. It is also responsible for the përditesimin and transfer protocols, diagnostic and therapeutic advances for the centers of the other instead of dealing with these pathologies.

– The center of the Hemofilive which need to be followed in the treated children and the adultë the hemofili. The centre is open until 2 years ago and I update it and enriches its activities educational, profilaktik, diagnostic and kurativ in the process.

  1. Office of the consultations outpatient.

Services Offered

Professor Mrs. Anila Godo

Monday
Tuesday

10:00-14:00

The Feb. Executive Xhafa

Wednesday

10:00-14:00

Prof. As. Donjeta Bali

Thursday

10:00-14:00

Prof. Ass. Eleni Nastasi

Friday

10:00-14:00

Our Team

Professor Mrs. Anila Godo

The head of Service of the Onkohematologjisë (Pediatric)

(D) P.M Executive Xhafao

Prof. Asc. Donjeta Bali

Dr. Mirzana Kapllanaj

Prof. Asc. Manika Kreka

The Bledi Kalajau

The Enkeleda Duke

(D) P.M Daniela Nika

Shërbimi i Onkohematologjisë Pediatrike është një njësi e specializuar brenda strukturës së PAI-t Pediatrik, e dedikuar për diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen afatgjatë të fëmijëve me sëmundje beninje dhe malinje të gjakut, si dhe me tumore solide.

Ne ofrojmë kujdes multidisiplinar të personalizuar, të bazuar në standardet më të fundit të mjekësisë pediatrike, në një ambient të sigurt dhe mbështetës për fëmijët dhe familjet e tyre.

HISTORIKU I HEMATO\ONKOLOGJISE PEDIATRIKE SHQIPTARE

Hematologja Pediatrike është sektori më i vjetër në pediatri, që kur ajo nuk ishte ndarë në specialitete, i krijuar nga Prof. Selaudin Bekteshi (1956), i cili ishte në atë periudhë dhe Shefi i Shërbimit të Pediatrisë, në Spitalin e Përgjithshëm Civil.

Më pas i bashkohet dhe Prof. Afërdita Gusho, dhe me ndryshimit rrënjësor për organizimin e klinikave (1972-1975), drejtohet nga Dr. Shk. Liri Shaba, dhe stafi i saj shtohet në vite, me mjek të rinj, si: Dr. Eleni Nastas, Dr. Anila Godo, Dr. Qendro Kore, Dr. Lejla Pustina.

Në këtë shërbim u thelluan dhe u përmirësuan më tej metodat diagnostike dhe mjekuese, në përshtatje me literaturën aktuale të kohës.

Këtu përmendim trajtimin e Anemive, Trombocitopenive, Linfoadenopative, përpunimin e protokollit të mjekimit të Leukozave Akute, me futjen e erës së Citostatikëve, studimin dhe dispanserizimin e Hemoglobinopative.

Në vitin 1993, Spitali i Pediatrisë përfshihet në Spitalin e Përgjithshëm, në emrin Q.S.U.T.

Në vitin 1994, krijohet Qendra e Hemotransfuzioneve dhe e Hemoglobinopathive, me drejtuese Prof. Eleni Nastas, pjesë e rëndësishme e Shërbimit të Hematologjisë e që në 2012 iu shtua dhe Prof. Manika Kreka.

Në vitin 1996, pas kthimit nga një specializim 1 vjeҫar, në Belgjikë, të Prof. Anila Godos, Shërbimit të Hematologjisë Pediatrike, i inkuadrohet dhe ai i Onkologjisë Pediatrike (Tumoret solidë), të cilët deri atëherë trajtoheshin pranë Spitalit Onkologjik.

Në 2014, krijohet dhe Qendra e Hemofilive, që tashmë përbëhet nga një hematolog për Adultët, dhe një mjeke pediatre respektivisht Dr. Bledi Kalaja dhe Dr. Shk. Daniela Nika.

Kësaj plejade, mjekësh të nderuar, pas vitit 1998 e në vazhdim i shtohen dhe mjekët e rinj pediatër, asokohe, Prof. Asoc. Mirela Xhafa dhe Prof. Donjeta Bali, të cilat vazhduan traditën dhe sollën një frymë të re të futjes dhe të aplikimit të protokolleve europiane bashkohore të OnkoHematologjisë Pediatrike si dhe të Tumoreve të rralla.

Tradita tashmë vazhdon dhe me mjeket më të rinj Dr. Mirzana Kapllanaj, Dr. Enkeleda Duka, Dr. Besjana Dibra, kandidate për titullin “Doktor Shkencash” e që me ambicjet profesionale po trajnohen e po punojnë me përkushtim, në shërbim të fëmijëve tanë, në luftë kundër kancerit pediatrik, për të rritur mbijetesën si dhe cilësinë e jetës.

Pjesë e ekipit multidisiplinar të OnkoHematologjisë janë edhe punonjësi social (prej vitit 2003) dhe psikologu (prej vitit 2005), me qëllim mbështetjen dhe përmirësimin e funksionimit psiko-social të fëmijëve dhe familjeve të tyre përgjatë trajtimit.

Mjekët tanë janë anëtarë aktiv të organizmave të grupimeve të ndryshme shkencore e profesionale të fushës, SIOP e SIOPE, si dhe kanë marrë pjesë në konferenca e kongrese internacionale duke paraqitur e publikuar edhe në revista internacionale, me dinjitet, punime e prezantime të ndryshme mbi të dhënat e rezultatet e punës sonë të përditshme.

Pjesë e aktivitetit tonë janë dhe bashkëpunimet dhe network-et e ndryshme me organizma të ndryshëm të mirënjohur si:

  • Prej Majit të 2024, ne jemi anëtar të St. Jude Global Alliance Community, Memphis, TN-USA
  • Në Qershor 2024, kemi nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU), me Prinses Maxima Cancer Center, për trajnim ekipi multidisiplinar, që shërbejnë në funksion OnkoHematologjisë Pediatrike, hartimin e protokolleve të trajtimit, kërkimin shkencor, bashkëpunimin në diagnozën molekulare e genomike si dhe në trajtime të rasteve të komplikuara e studime klinike që nuk mund të trajtohen në vendin tonë.
  • Prej Nëntorit 2024, Shqipëria është vend-fokus i GICC (Global Initiative Cancer Control) WHO/Europe
  • Prej Janarit 2025, anëtar të SIOPE (Shoqatës Internacionale të Onkologjisë Pediatrike Dega Europe) - me emërtimin ALPHOG (Grupi Shqiptar i OnkoHematologjisë Pediatrike)

🎯 Misioni

Të ofrojmë trajtim cilësor dhe gjithëpërfshirës për fëmijët me patologji onkohematologjike, me respekt të plotë për dinjitetin, ndjeshmërinë dhe nevojat individuale të çdo pacienti.

👁️ Vizioni

Ne jemi një qendër kombëtare referimi, e integruar në rrjete ndërkombëtare, me rol aktiv në kërkimin shkencor dhe trajnimin profesional në fushën e onkohematologjisë pediatrike.

⚕️ Çfarë Trajtojmë

Sëmundje Malinje të Gjakut dhe Tumore

  • Leuçemi akute dhe kronike: ALL, AML, dhe forma të tjera te leucemise
  • Limfoma: Hodgkin dhe Jo-Hodgkin
  • Tumore solide malinje
  • Neuroblastoma
  • Tumore renale (Tu. Wilms)
  • Tumore Hepatike
  • Tumore të qelizave germinale (GCT) dhe gonadale
  • Tumore të indeve të buta
  • Tumore kockore
  • Tumore të SNQ
  • Retinoblastoma
  • Tumore të rralla pediatrike

Sëmundje Beninje të Gjakut

  • Anemi të natyrave të ndryshme
  • Trombocitopeni (të lindura ose të fituara)
  • Neutropeni
  • Hemofili dhe çrregullime të tjera të koagulimit
  • Sëmundje hematologjike kongjenitale të rralla

🧪 Shërbimet që Ofrojmë

  • Konsultë dhe vlerësim multidisiplinar
  • Trajtim sipas protokolleve ndërkombëtare (SIOPE, BFM, AIEOP)
  • Transfuzione te gjakut dhe produkteve te tij, të kontrolluara
  • Kimioterapi spitalore dhe ambulatoriale
  • Procedura diagnostike
  • Mbështetje psikosociale për pacientët dhe familjet
  • Kujdes paliativ pediatrik

👩‍⚕️ Ekipi Ynë

👩‍⚕️

Prof. Donjeta Alia (Bali)

Konsulta: E hënë & E martë

📧 donjeta.bali@qsut.gov.al

👨‍⚕️

Prof. Asc. Mirela Xhafa

Konsulta: E mërkurë

👩‍⚕️

The Enkeleda Duke

Konsulta: E enjte

👨‍⚕️

Dr. Mirzana Kapllanaj

Konsulta: E premte

👩‍⚕️

Prof. Manika Kreka

Njësia e Hemoglobinopative

👨‍⚕️

Dr. Shk. Daniela Nika

Njësia e Hemofilisë

👩‍⚕️

Dr. Bledi Kalaja

Njësia e Hemofilisë

👩‍⚕️

Msc. Lavdie Bicaku

Kryeinfermiere

Pjesë e ekipit gjithashtu: Infermierë të specializuar, Psikolog klinik për fëmijë dhe adoleshentë, Punonjës socialë, Sanitare

🤝 Bashkëpunime & Rrjete

🌍 SIOPE
🇺🇸 St. Jude
🇳🇱 Princess Máxima
🇮🇱 Sheba
Qendra rajonale
BE

📚 Trajnim & Edukim

Angazhohemi në:

  • Formimin bazë në onkohematologji pediatrike të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë
  • Module trajnimi për disiplina të ndryshme mjeksore
  • Trajnimin e specialistëve të pediatrisë së përgjithshme
  • Edukim të vazhdueshëm për profesionistët e kujdesit shëndetësor primar
  • Organizimin e konferencave shkencore dhe fushatave ndërgjegjësuese
"Çdo fëmijë meriton shansin për të fituar, të bashkuar si një ekip e bëjmë atë të mundur 💪🎗️!"