Njoftim për Kandidatët e Kualifikuar për Zhvillimin e Intervistës për Drejtues të Shërbimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Në bazë të VKM Nr. 424, datë 10.05.2017, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës së përzgjedhjes e të emërimit të drejtuesve të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare” të ndryshuar, si dhe të Udhëzimit të Përbashkët nr. 196, datë 11.4.2023, “Për miratimin e kritereve të vlerësimit të kandidatëve për drejtues të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare” të ndryshuar, Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në përfundim të verifikimit të dokumentacionit, shpall listën e kandidatëve të kualifikuar për zhvillimin e intervistës, sipas shërbimeve përkatëse.
Lista e Kandidatëve të Kualifikuar për Zhvillimin e Intervistës
| Nr | Lista e Shërbimeve Spitalore Universitare | Emër mbiemër |
|---|---|---|
| 1 | Shërbimi i Anestezi Reanimacionit | Krenar Lilaj |
| 2 | Shërbimi Onkohematologjisë Pediatrike | Donjeta Bali |
| 3 | The service of Pediatric Nephrology and Dialysis. | Diamant Shtiza |
| 4 | The service is Alergologjisë | Mehmet Hoxha |
| 5 | Shërbimi i Dermatologjisë | Monika Fida |
| 6 | Shërbimi i Toksikologjisë Klinike | Irena Marko |
| 7 | Shërbimi i Neurologjisë | Gentian Vyshka |
| Ilirjana Zekaj | ||
| 8 | Oncology Service | Helidon Nina |
| 9 | The service is Reumatologjisë | Artur Zoto |
Gjatë intervistës, kandidatët paraqesin platformën strategjike katërvjeçare, e cila integron zhvillimin e shërbimit mjekësor, avancimin e mësimdhënies dhe fuqizimin e kërkimit shkencor, me një vizion të qartë, objektiva specifikë dhe të matshëm, si dhe rezultate konkrete të pritshme. Gjithashtu, paraqitet kuadri për implementimin teknologjik, strategjia për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe modeli për administrimin efikas të shërbimit.
Intervista synon gjithashtu vlerësimin e aftësive profesionale dhe organizative të kandidatëve në drejtimin e strukturave shëndetësore.
Prezantimi do të bëhet në formatin “Power Point Presentation” dhe do të zgjasë rreth 15 minuta. Vendi i zhvillimit të intervistës është Salla e Mbledhjeve, kati II, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Për datën e zhvillimit të intervistës, kandidatët do të njoftohen me e-mail, në adresën që kanë deklaruar në dosjen e aplikimit.
