QSUT – Kardiokirurgjia, dhurohen instrumente operatore të fjalës së fundit për ndërhyrje kirurgjikale

Ka mbërritur në duart e kardiokirurgëve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sasia e instrumenteve më të fundit të teknologjisë që do të përmirësojnë ndërhyrjet kirurgjikale në zemër. Në prani të Drejtoreshës së QSUT-së, Ogerta Manastirliu, u janë dorëzuar mjekëve Arben Baboçi dhe Altin Veshti, këto intrumente për ndërhyrjet kirurgjikale, dhuratë nga shoqata “Një botë…

Takimi Vjetor Profesional i Shërbimit të Nefrologjisë

Momente nga takimi profesional i Shërbimit të Nefrologjisë mbajtur sot në kuadër të Ditës Botërore të Veshkave. Kjo ditë organizohet çdo vit, të enjten e dytë të muajit Mars,dhe ka për mision të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e veshkave dhe shëndetin në përgjithësi, si dhe të reduktojë shpeshtësinë dhe ndikimin e sëmundjeve të veshkave dhe…

QSUT mbledh Takimin e parë të Komisionit Mjekësor Spitalor (KMS) për vitin 2015

Komisioni Mjekësor Spitalor (KMS) i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u mblodh ditën e martë 10 Shkurt 2015 nën kujdesin e Drejtores së Përgjithshme znj. Ogerta Manastirliu dhe Kryetarit të Komisionit Prof. Mustafa Xhani. Në këtë takim të parë për vitin 2015 Komisioni analizoi disa nga çështjet me rëndësi të vitit të kaluar 2014 me…

Fuqizimi i profesionistëve mjekësorë të QSUT drejt një Urgjence Polivalente

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, nga data 28 Shtator deri më 2 Tetor, nën drejtimin e një ekipi ekspertësh mjekë dhe infermierë të Spitalit të Fort Worth, Texas, po zhvillohet një trajnim për personelin mjekë dhe infermierë të Shërbimit të Pediatrisë dhe Urgjencës së QSUT-së. Një bashkëpunim ky i Swiss Foundation for Innovation…

Njoftim për Media

Dënojmë me forcë aktin e shëmtuar të dhunimit të mjekes B.H. në ambientet e QSUT-së Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dënon me forcë aktin e shëmtuar të dhunimit të mjekes B.H. në ambientet e QSUT-së, nga shtetasi H.H. ndërkohë që po ushtronte detyrën e saj. Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në…

Përfundon rikonstruksioni i godinës së Shërbimit të Neurologjisë

Autonomi spitalore dhe kalim i administrimit të spitaleve nga ministria tek trupa e mjekëve do të jetë modeli i ardhshëm i organizimit spitalor. Ky objektiv i reformës strukturore në shëndetësi u bë sot publik nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndodhej në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku u përurua rikonstruksioni dhe pajisja e repartit të…

Zbatimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes QSUT dhe QKUK për Kardiokirurgjinë

Operimi i suksesshëm i dy pacientëve kosovarë, një hap i rëndësishëm për fillimin e implementimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes QSUT dhe QKUK. Ndërhyrjet janë realizuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë QKUK nga ekipi i kardiokirurgëve të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT) dhe stafit mjekësor  të Klinikës së Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës…

QSUT – Punë e pandërprerë për Rilindjen e Shëndetësisë

Kantieri i Shëndetësisë ka nisur punën nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me tre investime shumë të rëndësishme, për t’u shtrirë në mbarë vendin. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Drejtore e QSUT-së Ogerta Manastirliu, ishte sot për të inspektuar investimet në QSUT. 20 autoambulanca të reja do të…

QSUT – Një pikturë për më shumë ngrohtësi

Sot në ambjentet e Qendrës së Hemoglobinopative pranë Spitalit Pediatrik, stafi i administratës së QSUT ka kushtuar disa momente të ditës në krijimin e ambjenteve sa më miqësore për fëmijët që marrin kujdes shëndetësor në këtë spital.   Stafi ynë ka pikturuar këtë qendër, në një përpjekje për të krijuar një ambjent më të ngrohtë,…