Programi i përkrahjes dhe zhvillimit profesional të infermierëve për të siguruar staf të aftë dhe motivuar në shërbim të pacientit

Staf infermieror i specializuar që i përgjigjet të gjitha emergjencave dhe di të menaxhojë çdo situatë, një kulturë pune në ekip që mbështet dhe përkrah rolin e infermierit, mundësi për të zhvilluar më tej aftësitë profesionale dhe përmirësuar proceset praktike janë disa nga objektivat e programit të përkrahjes dhe zhvillimit profesional të infermierëve që ka…

Asistencë nga ekspertë të OBSH për rritjen e kapaciteteve të stafit infermieror të QSUT dhe hartimin e dokumenteve strategjikë për kujdesin dhe sigurinë ndaj pacientit.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, drejtoresha e saj znj. Ogerta Manastirliu ka drejtuar punën në ekip të ekspertëve të mbështetur nga programi i zyrës së OBSH për Shqipërinë në kuadër të hartimit të dokumenteve strategjikë të spitalit si dhe hartimin e paketës së procedurave standarde të kujdesit dhe sigurisë së pacientit, rekrutimit dhe rritjes së…

Orari i unifikuar i vizitave: Për një mjedis më pozitiv në ofrimin e kujdesit ndaj pacientit. Më shumë cilësi dhe kohë kushtuar pacientit dhe të gjithë elementët e sigurisë ndaj tij.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po punon për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe treguesve të saj spitalorë. Puna në Qendrën tonë spitalore lidhet me cilësinë e kujdesit, kohën kushtuar pacientit dhe të gjithë elementët e sigurisë ndaj tij. Shërbimet që ne ofrojmë dhe cilësia e tyre rritet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjelltë personel mjekësor,…

Standard i ri në Shërbimin e Fizioterapisë të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT

Një bashkëpunim i frytshëm për ofrimin e kujdesit cilësor për shërbimet e rehabilitimit fizik mes QSUT dhe Universitetit Aldent.   Shërbimi i fizioterapisë së sëmundjeve të brendshme është përfshirë në një projekt të rehabilitimit të ambjenteve dhe pajisjes me shtreter të rinj dhe mobilim ndihmës për këtë strukturë.   Ky projekt u bë i mundur…

Në pak muaj, ndryshime rrënjësore edhe në shërbimin e Dermatologjisë në QSUT të braktisur e të lënë krejtësisht në harresë.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) punojmë përditë për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe treguesve spitalorë të këtij institucioni. Puna në qendrën më të madhe universitare spitalore në vend lidhet jo vetëm me përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, por edhe kohën kushtuar pacientit, dhe të gjithë elementët e tjerë që plotësojnë këtë…

Stafi infermieror në QSUT, para standardeve të reja për kujdes të sigurt dhe efektiv ndaj pacientit.

“Etika dhe komunikimi me pacientin, nevojë e domosdoshme për të përmbushur pritshmëritë reciproke Infermier-Pacient”.   Kujdesi ndaj pacientit dhe kërkesat gjithmonë në rritje për përmirësim në këtë drejtim vendosin stafin infermieror të QSUT para nevojës dhe përgjegjësisë për plotësim të vazhdueshëm të njohurive të tyre, njohuri që nuk mund të merren thjesht përmes përvojës ose…

Personeli shëndetësor në QSUT zbatim korrekt i procedurave për larjen dhe dezinfektimin e duarve, element i rëndësishëm në kujdesin ndaj pacientit.

25/05/2015 Në vijim të trajnimeve të personelit infermieror gjatë muajve Prill – Maj 2015, Njësia e Kontrollit të Infeksioneve Spitalore në QSUT zhvilloi demostrimin praktik të larjes së duarve si element i rëndësishëm në kujdesin ndaj pacientit.   Nën fushatën “Lani duart” u realizua trajnimi i 169 infermierëve të shërbimeve të QSUT me temën “Zbatimi…

Shërbimi i Urologjisë QSUT, realizohet ndërhyrja e vështirë dhe shumë e rrallë

Rasti i parë në historinë e spitaleve tona që një gjendër mbiveshkore të hiqet kur është zmadhuar në 14 cm dhe peshon një kilogram.   Stafi i mjekëve në Shërbimin e Urologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, ka kryer një intervent të vështirë dhe shumë të rrallë. Pas konsultimit të rastit në stafin…

Drejt Rilindjes së QSUT, sot radha e Shërbimit Statistikor

Shërbimi i Statistikës në QSUT, ka për qëllim të sigurojë transparencën e ofrimit të shërbimit spitalor. Ky shërbim i një rëndësie të vecantë për QSUT-në, grumbullon dhe përpunon të dhënat statistikore bazë dhe ato krahasuese, për indikatorët kyc të performancës spitalore.   Të dhënat që ky shërbim prodhon, ndihmojnë në të gjitha proceset planifikuese dhe…