Vazhdojnë aktivitetet social-kulturore në shërbimin e Pediatrisë, për mbështetjen emocionale të fëmijëve të hospitalizuar.

05/01/2019

Vazhdojnë aktivitetet social-kulturore në shërbimin e Pediatrisë, për mbështetjen emocionale të fëmijëve të hospitalizuar. Krahas orarit mësimor që zhvillohet nga mësuesit e atashuar në shërbimin e Pediatrisë, aty çdo ditë nuk kanë munguar edhe aktivitetet argëtuese. Sektori Psiko-social në Drejtorinë e Performancës Spitalore në QSUT në bashkëpunim me “Alegria Event”, nxënësit e klasave të dyta të shkollës 9-vjecare “Vasil Shanto” Tiranë dhe studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, kanë organizuar këto ditë një sërë aktivitetesh argëtuese për pacientët tanë të vegjël. Falenderojmë të gjithë kontribuesit e mësipërm dhe ftojmë të gjithë miqtë e dashamirësit që duan të ndihmojnë me të tilla evente.

Posted in Aktivitete by admin qsut