Shërbimi i Nefrologjisë dhe Hemodializës

Rreth Nesh

sherbimi-nefrologji

Shërbimi  Nefrologjisë në QSUNT trajton sëmundjet e veshkave. Veshkat janë organe jetike pasi eliminojnë toxinave uremike, produktet e metabolizmit, barnat e ndryshëm, ujin e tepërt duke ruajtur ekuilibrin hodroelektrolitik e acido-bazik në organizmin tonë. Veshkat gjithashtu prodhojnë hormone që ndikojnë në funksionimin e organeve të tjera. Shumë prej sëmundjeve që ndikojnë në veshka nuk janë të kufizuara në organin vetë, por janë çrregullime sistemike që prekin veshkën. Ka shumë shkaqe të sëmundjes kronike të veshkave. Veshkat mund të preken nga sëmundje të tilla si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Disa sëmundje të veshkave trashëgohen dhe kështu hasen me shpesh në familje të caktuara e disa sëmundje lidhen me anomali të lindura. Disa nga patologjitë renale më të shpeshta janë: nefropatia diabetike, hipertensioni arterial me komplikacionet e tij, sëmundjet glomerulare, infeksionet urinare, gurët në veshka, semundje të trashëguara si reni polikistik, sindromi Alport, hiperoksaluria parësore dhe cystinuria. Barnat dhe toksinat gjithashtu mund të shkaktojnë probleme në veshka. Përdorimi i një numri të madh të qetësuesve të dhimbjes për një kohë të gjatë mund të jetë i dëmshëm për funksionin e veshkave.

Shërbimi i Nefrologjisë në QSUNT diagnostikon sëmundjet e veshkave dhe trajtimin e tyre. Zbulimi i hershëm dhe trajtimi i sëmundjes kronike të veshkave janë shumë të rëndësishëm për të parandaluar progresin e sëmundjeve të veshkave drejt stadit të përparuar të tyre. Disa teste të thjeshta mund të bëhen për të zbuluar sëmundjen e hershme të veshkave. Ekzaminimi i urinës, niveli i kreatininës në gjak, dhe matja e filtrimit glomerular na japin informacionin e parë për funksionin e veshkave. Ndjekja dhe trajtimi nga nefrologu duhet të bëhet në mënyrë që të mundësohet ulja e progresionit të sëmundjes kronike renale. duke reduktuar proteinurinë, kontrolluar tensionin, prevenimin e hipo dhe hiperhidrimit, trajtimin e anemisë, sëmundjes renale kockore dhe acidozës metabolike. Evidentimi i malnutricionit protein –energji kërkon një këshillim dietetik aktiv të pacientit. Në pacientët me diabet mellitus, është i rëndësishëm kontrolli i mirë i glicemisë. Duhet të konsiderohet vaksinimi me vaksinë kundrejt hepatit B e duhet të diskutohen të gjithë opsionet për terapi renale zëvendësuese.

Kur filtrimi glomerular i pacientit bie rreth 15 ml/min/1.73² i klasifikuar si stad i V i sëmundjes renale kronike, duhet një ndjekje më e shpeshtë e pacientit të paktën një herë në muaj me vëmendje të vecantë ndaj kontrollit të hipertensionit, mbingarkesës volumore, anormaliteteve biokimike, vlerësimit të malnutricionit dhe edukohet pacienti për alternativat renale zëvendësuese të mundshme. Duhet të planifikohet aksesi vaskular apo vendosja e kateterit peritoneal. Nëse pacienti ka dhurues të veshkës duhet të vlerësohet për transplant renal ai dhe dhuruesi potencial.

Pacienti fillon trajtimin me dializë kur janë prezente shenjat e uremisë, me një nga alternativat e trajtimit dialitik, hemodializë ose dializë peritoneale. Trajtimi me dializë behet pranë një qendre dializë. Dializa peritoneale kryhet ne shtëpi nga pacienti i ndihmuar nga një familjar i tij pas një edukimit nga stafi mjekësor.  Transplanti renal kur është i mundur është alternativa më e mirë renale zëvendësuese.

Një nga patologjitë renale më të rëndësishme është Dëmtimi Akut Renal i përkufizuar si një rënie e shpejtë (prej disa orësh deri disa javësh) dhe zakonisht e rikthyeshme e funksionit renal. Eshtë një sindrom i gjërë klinik duke përmbledhur etiologji të ndryshme, ku përfshihen sëmundje specifike të veshkave (nefriti intersticial akut, sëmundjet glomerulare akute dhe vaskulitet); situata jo-specifike (ishemia, demtimi toksik); si dhe patologjitë ekstrarenale (azotemia prerenale, dhe nefropatia obstruktive akute postrenale). Më shumë se një nga këto situata mund të jenë prezente tek i njëjti pacient. Në disa raste këto pacientë duhet të trajtohen deri ne përmirsimin e funksionit renal me trajtim dialitik.

Sherbimin e Nefrologjisë përbehet nga Klinika e Nefrologjisë, Klinika e Dializës (hemodializë e dializë peritoneale). Shërbimi i Nefrologjisë së QSUNT ka eksperiencën e duhur për ndjekjen e të sëmurëve dhe trajtimin e patologjive të sipërpërmendura.

Shërbimet e Ofruara

Patologjitë që trajton Shërbimi i Nefrologjisë në QSU “Nënë Tereza”:

  1. Sëmundjet glomerulare
  2. Sëmundjet autoimune
  3. Sëmundjet tubulointerstitiale
  4. Sëmundjet renale vaskulare
  5. Insuficienca renale akute
  6. Sëmundjet renal kronike me komplikacionet e tyre
  7. Gurët në veshka dhe fshikëzën e urinës
  8. Infeksionet e veshkave
  9. Trajtimi i nefropatisë diabetike.
  10. Trajtimi i hipertensionit renovaskular dhe renoparenkimatoz
  11. Çrregullimet acido-bazike
  12. Efektet e toksinave  dhe barnave në doza toksike mbi veshkat
  13. Sëmundjet autoimune përfshirë vaskuliti autoimun, lupus
  14. Sëmundje të trashëgueshme si veshkat polikistike, sëmundjen Alport
  15. Dializa dhe komplikimet e saj afatgjata-hemodializa dhe dializa peritoneale.
  16. Pergatitja e të semurëve për transplant renal
  17. Ndjekja e pacientëve të transplantuar dhe komplikacioneve shoqëruese.

Shërbimi ambulator

Konsultat ambulatore kryhen çdo ditë duke filluar në orën 10:00 -14:00.

Mjekët Ditët Ora
 
Dr. Merita Rroji E Hënë
Dr. Matilda Ymeraj
D.Sh M. Arjana Strakosha E Martë
Dr. Nevi Pasko
Dr. Vilma Cadri
Prof.Ass. Alma Idrizi E Mërkurë
Dr. Nereida Spahia
Dr. Suela Mumajesi
Dr. Saimir Seferi E Enjte
Dr. Erjola Bolleku/Marsida Duli
Dr. Ahmet Duraku E Premte
Dr. Albana Gjyrazi

Gjej shërbimin në hartë: