Shërbimi i Gastrohepatologjisë

Rreth Nesh

Shërbimi i Gastro-Hepatologjisë është një shërbim unikal në sistemin mjekësor në Republikën e Shqipërisë.

Si njësi në përbërje të qendrës spitalore universitare kryen funksionin e një qendre unike terciare për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve në rang vendi dhe qendër sekondare për Tiranën dhe rrethinat e saj.

Gastroenterologjia dhe Hepatologjia është një degë e mjekësisë që merret me sëmundjet që prekin traktin tretës. Gama e patologjive të diagnostikuara dhe të trajtuara pranë Shërbimit të Gastrohepatologjisë është shumë e gjerë.

Sëmundjet që prekin traktin gastrointestinal përfshijnë organet nga goja në anus (ezofagun, stomakun, zorrët e holla, zorrët e trasha, mëlçinë, pankreasin dhe tëmthin).

Shërbimi i Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë përbëhet nga dy nën specialitete të veçanta siç janë gastroenterologjia dhe hepatologjia dhe mjekët prakticienë në këtë fushë të mjekësisë quhen Gastro-Hepatologë.

Shërbimet e ofruara dhe kabinetet që funksionojnë në këtë shërbim janë:

Kabineti i Endoskopisë Digjestive, Kabineti i Ekografisë Abdominale, Kabineti i Ekografisë Endoskopike (EUS), Biopsia e mëlçisë, Kabineti i mjekimit të hepatopative kronike dhe trajtimit me terapi biologjike.

Shërbimet e Ofruara

Shërbimi ambulator

Konsultat ambulatore kryhen çdo ditë duke filluar në orën 10:00 pranë Kabinetit të Konsultave në QSUNT, sipas grafikut më poshtë:

Mjeket Ditët Orari
Prof. Bledar Kraja E Hënë
Prof.Ass. Jovan Basho
Dr. Marsela Sina E Martë
Prof.Ass. Adriana Babameto
Prof. Ilir Bibolli E Mërkurë
Dr. Edite Sadiku
Dr. Liri Cuko E Enjte
Dr. Jovan Basho
D.SH.M. Irgen Tafaj E Premte

( Java e pare dhe e trete e muajit)

Dr. Stela Taçi

( Java e pare dhe e trete e muajit)

Dr. Eva Kuçi

( Java e dyte dhe e katert e muajit)

Prof.Ass. Floreta Kurti

( Java e dyte dhe e katert e muajit)

Dr. Stela Taci

( Java e dyte dhe e katert e muajit)

 

Gjej shërbimin në hartë: