Shërbimi i Alergologjisë

Rreth Nesh

Shërbimi i Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike funksionon pranë Q.S.U.N.T.-së që prej vitit 1971. Shërben si qendër e specializimit për mjekët alergologë dhe realizon punë kërkimore shkencore në nivele shumë të larta.
Në shërbim ushtrojnë profesionin mjek pedagogë dhe ordinator, përgjegjës për punën në klinike. Në të trajtohen të sëmurë me sëmundje alergjike të një gamë të gjërë, duke filluar nga pathologjitë alergjike të rrugëve respiratore, pathologjite alergjike të lëkurës, të sëmurët me alergji ushqimore, me alergji medikamentoze, me anafilaksi lokale dhe sistemike dhe sëmundje të tjera, të cilat kanë në bazë të tyre çregullimin e sistemit imun të organizmit. Përballon nevojat e shërbimit dytësor dhe terciar në rang vendi dhe të rrethit tëTiranes.
Në rutinën e përditshme shërbimi ka implementuar përdorimin e protokolleve të diagnostikimit dhe të mjekimit të patologjive alergjike të bazuara dhe pështatura nga stafi ynë në përputhje me udhërrëfyesit ndërkombëtar, si Udhëzuesit e GINA, Iniciativa Globale për Astmën (Global Initiative For Asthma) EAACI, Akademia Europiane e Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike (European Academy of Allergy and Clinical Immunology) WAO, Organizata Botërore e Alergjisë 2019 (World Allergy Organization, 2019).

Shërbimet e Ofruara

Patologjitë që trajtohen në këtë shërbim:
Astma Bronkiale
Riniti Alergjik
Sinusiti Alergjik
Vaskuliti
Polipoza Nazale
Eozinofilitë
Mastocitoza
Patologjitë Alergjike të Lëkurës
Urtikaria
Angioedema Hereditare
DermatitiAtopik
Dermatiti i Kontaktit
Anafilaksia
Desensibilizimi nga Pneumoalergenet
Alergjitë nga Medikamentet
Provokimet Medikamentoze
Testet e Funksionit Pulmonar
Testet e Provokimit Bronkial
Alergjia ushqimore

Konsultat  ambulatore:

Ditët dhe orari i vizitave    
  Ditët Ora
Prof. Etleva Qirko E Martë 10:00-12:00
E Mërkurë 10:00-12:00
E Enjte 10:00-12:00
E Premte 10:00-12:00
Prof.Ass. Mehmet Hoxha E Hënë 10:00-12:00
E Mërkurë 12:00-14:00
Prof.Ass. Ervin Mingomataj E Hënë 12:00-14:00
E Premte 12:00-14:00
D.SH.M. Eris Mesonjesi E Martë 12:00-14:00
E Enjte 12:00-14:00

Gjej shërbimin në hartë: