Këshilla edukuese dhe Udhëzime informative për Pacientët

Sëmundja mund të shikohet si gjendje me proçese të çrregulluara biologjike, të cilat sjellin çrregullime të funksionit dhe të ndërtimit të organizmit. Sipas ecurisë dhe kohëzgjatjes, dallojmë sëmundjet:

  1. Akute – fillojnë shpejt
  2. Subakute – fillojnë ngadalë
  3. Kronike – kohëzgjatje të gjatë, me muaj dhe vite
  4. Kronike recidive – shfaqen kohë pas kohe
  5. Fulminante – shfaqen dhe zhvillohen shumë shpejt

Pothuajse kushdo një ditë përplaset me një sëmundje të cilën mund ta kalojë shpejt dhe të mos ketë asnje pasojë, por nga ana tjetër mund të sëmuret dhe të vuajë gjithë jetën pasojat e saj.

Sëmundjet kronike të cilat fatkeqësisht nuk shërohen dhe i sëmuri i mbart thuajse gjithë jetën duan kujdes të vecantë. Eshtë vërtetuar që këto sëmundje  përveç masave mjekuese me barna, rol për kontrollin e tyre, evitimin e ecurisë drejt komplikacioneve, evitimit të rishtrimive në spitale ka ofrimi i dijeve, këshillave dhe aftësive konkrete për vetëmenaxhimin e sëmundjes pse jo edhe në shtëpi.

Mjeku është i detyruar të japë informacionin e nevojshëm duke e konsideruar pacientin si partner në procesin e mjekimit dhe kjo është një nga të drejtat universale të pacientëve të shpallura e të njohura nga Ministria e Shëndetësisë në Kartën e të Drejtave të Pacientëve.