QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Specialist pranë Sektorit të Ndjekies së Investimeve dhe Mirëmbajtjes Ndërtimore në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse në QSUT

Specialist pranë Sektorit të Ndjekies së Investimeve dhe Mirëmbajtjes Ndërtimore në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin “Specialist” pranë Sektorit të Ndjekies së Investimeve dhe Mirëmbajtjes Ndërtimore në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse në QSUT.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentat përkatëse sipas kritereve të mëposhtme :

 
 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi:

Arsimi i lartë. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Përvoja:

Të ketë përvojë pune të mëparshme në institucione të ngjashme

 

Njohuri dhe aftësi:

Njohuri të mira të proçedurave administrative. Njohuri të mira në fushën e planifikimit dhe investimeve.

 

Aftësi për të vendosur prioritete dhe respektuar afate. Aftësi për të përmbushur detyrat e ngarkuara me korrektësi dhe në kohë. Aftësi shumë të mira komunikimi dhe për të punuar në grup.

 
 

Aplikimet pranohen nga data 02.10.2017 deri më datë 16.10.2017

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook