QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Specialist pranë Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore, në Drejtorinë Juridike në QSUT

Specialist pranë Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore, në Drejtorinë Juridike në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakant në pozicionin “Specialist” pranë Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore, në Drejtorinë Juridike në QSUT.

 
 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentata përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi :

Arsim i Lartë, profil Juridik. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Përvoja :

Preferohet përvojë pune e mëparshme.

 

Njohuri dhe aftësi :

Njohuri shumë të mira të kuadrit ligjor në fuqi në përgjithësi e vecanërisht të përfaqësimit në procese gjyqësore në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Njohuri shumë të mira të procedurave administrative.

 

Aftësi për të respektuar afatet. Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi. Aftësi dhe fleksibilitet në përditësimet e ndryshimeve ligjore.

 
 

Aplikimet pranohen nga data 12.06.2018 deri më datë 26.06.2018.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Komunikimi për datën dhe orën e Intervistave do të bëhet nëpërmjet e-mail-it në CV e kandidatëve.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook