QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Specialist pranë “Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore” në Drejtorinë Juridike në QSUT

Specialist pranë “Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore” në Drejtorinë Juridike në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vend vakant në pozicionin “Specialist” pranë “Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore” në Drejtorinë Juridike në QSUT.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentata përkatëse sipas kritereve të mëposhtme :

 
 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi:

Arsim i Lartë, profil Juridik. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Përvoja:

Preferohet përvojë pune e mëparshme.

 

Njohuri dhe aftësi:

Njohuri shumë të mira të kuadrit ligjor në fuqi në përgjithësi e vecanërisht të përfaqësimit në proçese gjyqësore në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Njohuri shumë të mira të proçedurave administrative.

 

Aftësi për të respektuar afatet. Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi. Aftësi dhe fleksibilitet në përditësimet e ndryshimeve ligjore.

 
 

Aplikimet pranohen nga data 02.10.2017 deri më datë 16.10.2017

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3(tre) mujore për respektimin e rregullores, etikës, përkushtimit dhe aftësive profesionale.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook