QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Specialist pranë Sektorit të Cilësisë, Kujdesit ndaj Pacientit dhe Edukimit në Vazhdim

Specialist pranë Sektorit të Cilësisë, Kujdesit ndaj Pacientit dhe Edukimit në Vazhdim



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakant në pozicionin “Specialist” pranë Sektorit të Cilësisë, Kujdesit ndaj Pacientit dhe Edukimit në Vazhdim në Drejtorinë e Performancës Spitalore të QSUT -së.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentet përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin Infermieri/Mjekësi. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Përvoja: Nuk është e nevojshme përvojë e mëparshme në Administratë.

 

Njohuri dhe aftësi: Të njohë legjislacionin në fuqi të Urdhërit të Mjekut/Urdhërit të Infermierit/Urdhërit të Farmacistit. Njohuri shumë të mira të procedurave adminsitrative. Aftësi shumë të mira sa i përket zbatimit me korrektësi të detyrave të ngarkuara. Aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale. Aftësi shumë të mira komunikuese.

 

Aplikimet pranohen nga data 18.11.2015 deri më datë 24.11.2015.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSUT.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook