QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Specialist pranë Sektorit të Cilësisë, Kudjesit ndaj Pacientit dhe Edukimit në Vazhdim, në Drejtorinë e Performancës Spitalore në QSUT

Specialist pranë Sektorit të Cilësisë, Kudjesit ndaj Pacientit dhe Edukimit në Vazhdim, në Drejtorinë e Performancës Spitalore në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakant në pozicionin “Specialist” pranë Sektorit të Cilësisë, Kudjesit ndaj Pacientit dhe Edukimit në Vazhdim, në Drejtorinë e Performancës Spitalore në QSUT.

 
 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentata përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi:

Arsim i Lartë, preferohet profil Infermieri/Mjekësi. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Përvoja : Të ketë përvojë ose trajnime paraprake në lidhje me Cilësinë, Sigurinë dhe Vlerësimin e Performancës Spitalore.

 

Njohuri dhe aftësi : Të njohë legjislacionin në fuqi, të Urdhërit të Mjekut/ Urdhërit të Infermierit/Urdhërit të Farmacistit. Njohuri shumë të mira të Strategjisë Kombëtare të Përmirësimit të Cilësisë dhe programeve të QKCSA-ISH. Njohuri shumë të mira mbi metodat e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit në Spital. Njohuri shumë të mira të proçedurave administrative. Njohuri të mira të gjuhëve të huaja (kryesisht anglisht).

 

Të ketë aftësi shumë të mira bashkëpunuese, promovuese, planifikuese, organizuese, analizuese, informuese, koordinuese, komunikuese. Të nxisë dhe mbështesë veprimtaritë e lidhura me përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe kryerjen periodike të akreditimit. Të jetë aktiv në proçesin e vetë-vlerësimit të institucionit për akreditim, në veprimtaritë për arritjen e standardeve si dhe në mbështetjen e grupit të vlerësuesve të jashtëm gjatë procesit akreditues. Të ketë aftësi identifikuese mbi mangësitë e spitalit në raport me standardet dhe të nxisë inicimin e veprimtarive përmirësuese sipas strategjisë dhe metodave të përmirësimit të cilësisë të QKCSA-ISH. Aftësi shumë të mira mbi mbledhjen e të dhënave lidhur me cilësinë, sigurinë e performancën e punës; Aftësi shumë të mira përpiluese të planeve të veprimit konform strategjisë së përgjithshme të Cilësisë dhe Sigurisë, mbikëqyrjes dhe zbatimit të tij. Të raportojë QKCSA-ISH, planet arritjet problemet dhe të bashkëpunojë me drejtorinë e institucionit në zgjidhjen e këtyre problemeve. Aftësi shumë të mira të programeve kompjuterike. Vlerësimi i punës dhe ngritja e vazhdueshme tekniko-profesionale e tij/saj të kryhet nga QKCSA-ISH.

 
 

Aplikimet pranohen nga data 11.06.2018 deri më datë 25.06.2018.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Komunikimi për datën dhe orën e Intervistave do të bëhet nëpërmjet e-mail-it në CV e kandidatëve.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook