QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Specialist pranë Sektorit të Auditit në Drejtorinë e Përgjithshme të QSUT

Specialist pranë Sektorit të Auditit në Drejtorinë e Përgjithshme të QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin “ Specialist” pranë Sektorit të Auditit në Drejtorinë e Përgjithshme të QSUT.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentat përkatëse sipas kritereve të mëposhtme :

 
 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi:

Arsim i Lartë, profili Ekonomi/Juridik dhe shkenca të tjera. Certifikatë Audituesi dhënë nga Njësia Qëndrore e Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Përvoja:

Preferohet me eksperiencë të mëparshme.

 

Njohuri dhe aftësi :

Njohuri të gjera sa i fushës së auditit si dhe të metodave audituese që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.

Aftësi për të integruar informacionin me politikat institucionale, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale.

 
 

Aplikimet pranohen nga data 06.11.2017 deri më datë 20.11.2017

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook