QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Specialist pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në QSUT

Specialist pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakant në pozicionin “Specialist” pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në QSUT.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentet përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme:

 

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë. Preferohet Juridik. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi
  • Preferohet përvojë e mëparshme
  • Të ketë njohuri të gjera të legjislacionit dhe proçedurave në fushën e marrëdhënieve të punës
  • Të ketë njohuri shumë të mira të proçedurave administrative
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
  • Të ketë aftësi të punës në grup
  • Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës
  • Të zbatojë në mënyrë rigoroze detyrat e ngarkuara
  • Të ketë njohuri të programeve kompjuterike
  • Të ketë njohje të gjuhëve të huaja/vërtetuar me çertifikatë/dëshmi (preferencë)

 

Aplikimet pranohen nga data 13.10.2015 deri më datë 20.10.2015.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSUT.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook