QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Specialist pranë Drejtorisë Ekonomike dhe Planifikimit Financiar në QSUT

Specialist pranë Drejtorisë Ekonomike dhe Planifikimit Financiar në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakant në pozicionin “Specialist” pranë Drejtorisë Ekonomike dhe Planifikimit Financiar në QSUT.

 
 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentata përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi:

 

Arsim i Lartë, profili Finance. Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike që lidhen me fushën e financë – kontabilitetit. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi

 

Përvoja:

 

Preferohet me përvojë jo më pak se 3 vjet, në pozicione të ngjashme.

 
 

Njohuri dhe aftësi :

 

Njohuri shumë të mira të kontabilitetit dhe fnancës në përgjithësi. Njohuri shumë të mira të ligjeve në fuqi që rregullojnë proçedurat ekonomike dhe financiare në administratën publike. Njohuri mbi mënyrën dhe strukturën e përgatitjes të pasqyrave financiare.

 

I aftë të përmbush në kohë dhe me korrektësi detyrat e ngarkuara. I aftë të punojë në grup. Aftësi të mira komunikimi.

 

Aplikimet pranohen nga data 11.06.2018 deri më datë 25.06.2018.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Komunikimi për datën dhe orën e Intervistave do të bëhet nëpërmjet e-mail-it në CV e kandidatëve.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook