Shpallje kërkesë për donacion
13/06/2018
NJOFTIM PËR DONACION
Të Interesuarve
Me anë të kësaj thirrje Q.S.U. “Nënë Tereza” dëshiron të kërkojë vëmendjen e të interesuarve, lidhur me mundësinë për të kontribuar në përmirësimin e shërbimit mjekësor dhe ofrimin e ndihmës për suport në rritjen e cilësisë së shërbimit.
Nisur nga proçedura e transportimit të barnave brënda ambjenteve të Spitalit dhe domosdoshmëria për të ofruar një shërbim sa më lehtësues, të shpejtë dhe optimal për pacientët; lind nevoja për pajisje suport për këtë proçes; përkatësisht për automjet transporti /furgon frigoriferik.
Automjeti i kërkuar duhet të plotësoj disa kritere bazuar edhe në qëllim për të cilin kërkohet, përkatësht ai duhet të jetë viti i prodhimit jo më parë se viti 2000. Tonazhi i automjetit duhet të jetë deri në 3.5 ton. Të katër gomat duhet të jenë të mira dhe në gjendje pune.
Automjeti duhet të jetë i pajisur me frigorifer të inkorporuar ose jo në pjesën e mbraprme të tij, për të mundësuar lëvizjen e barnave në çdo temperaturë.
Automjeti duhet të jetë në gjendje shumë të mirë teknike dhe motorike dhe nuk duhet të ketë dëmtime të jashtëm.
Dokumentacioni duhet të jetë i rregullt dhe sipas legjislacionit në fuqi.
Duke shpresuar në bashkëpunmin e frytshëm midis palëve,
QËNDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”