QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për Donacione > Arkiva e Njoftimeve > Shpallje kërkesë për donacion ( Për pacientët Kardiologjikë)

Shpallje kërkesë për donacion ( Për pacientët Kardiologjikë)



NJOFTIM PËR DONACION



Të Interesuarve

 

LENDA: Kërkesë për mbështetje financiare për blerjen e aparaturave të ndihmës së parë për pacientët kardiologjikë.

 

Të nderuar,

 

Me anë të kësaj thirrje, Q.S.U.¨Nënë Tereza¨, dëshiron të kërkojë vëmendjen e të gjitha institucioneve jo publike dhe t´i ftojë ato për dhënien e një mbështetje materiale/financiare për të kontribuar në përmirësimin e Shërbimeve Mjekësore në Q.S.U.¨Nënë Tereza¨, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor ndaj pacientëve tanë.

 

Në Shërbimet e Urgjencës por edhe ato të Kardiologjisë apo Shërbime të tjera Mjekësore të Q.S.U.¨Nënë Tereza¨ nevojitet rinovimi i disa pajisjeve të ndihmës së parë për pacientët kardiakë, të cilat janë të domosdoshme për shpëtimin e jetës, vendosjen e diagnozës, trajtim dhe ndjekjen e pacientëve që vuajnë nga sëmundje akute apo kronike të zemrës.

 

Meqënëse këto aparatura kanë një përdorim shumë të madh për shkak të fluksit të madh të pacientëve kardiakë, aktualisht janë amortizuar. Me gjithë përpjekjet tona nuk kemi mundur t’i rinovojmë. Sa më lart, na lind nevoja për një mbështetje nga donatorë të ndryshëm për mundësimin e tyre.

 
 

Në vijim ju përcjellim listën me pajisjet e nevojshme:

Pajisja

Sasia

Njësia

1.

EKG

10

copë

2.

Defibrilator

7

copë

3.

Monitor pacienti

10

copë

4.

Shiringa elektrike

15

copë

5.

Ambu

5

copë

6.

Holter Ritmi

6

copë

7.

Holter Presioni

6

copë

 
 

Të gjithë të interesuarit për këtë bashkëpunimin mund të paraqesin kërkesën e tyre zyrtare pranë Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në adresën Rr.e Dibrës, Nr.372, Tiranë.

 

Ju falenderojmë paraprakisht për mbështetjen tuaj.

 
 
 
 

QËNDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”