Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-toksikologji-klinike

Shërbimi i Adiktologjisë dhe Toksikologjisë Klinike është një shërbim unik në vend, një specialitet mjekësor që fokusohet në diagnozën, trajtimin dhe parandalimin e helmimeve dhe efekteve të tjera anësore shëndetësore për shkak të medikamenteve, toksinave profesionale dhe mjedisore, substancave abuzive dhe agjentëve biologjikë.


Adiktologjia ka për qëllim kryesor të ndihmojë individët me varësi ndaj drogave, abuzues me alkoolin dhe substancat e tjera psikoaktive për t’i larguar ata nga varësia ndaj tyre. Mjekimi është një proces afatgjatë që përfshin ndërhyrje të shumëfishta dhe monitorim të rregullt. Ky mjekim mund të përfshijë terapinë e sjelljes (si psikoterapia, këshillimet individuale dhe në grup, terapia drejtënjohëse, konjiktive) farmakoterapinë ose kombinimin e tyre.


Filozofia për të cilën ne përpiqemi dhe promovojmë është që pavarësisht sfondit, kohës së ditës, gravitetit apo shkakut, çdo pacient i vetëm që kërkon ndihmën tonë përfiton të njëjtin shërbim të pa kompromentuar dhe me dhembshurinë që dëshirojmë si për njerëzit tanë të dashur.


Vizioni ynë


Të zhvillojmë një shërbim lider në vend i cili ofron përkujdesje klinike toksikolgjike të nivelit të lartë terciar ashtu sikurse ne do të dëshironim përtë afërmit tanë, në një mjedis të një mësimdhënieje dhe trajnimi ekselent, kërkimi shkencor dinamik dhe një jetë pune t ë shëndetshme dhe të balancuar.


Shërbimi i Toksikologjisë Klinike si një qendër universitare e kujdesit terciar i shërben qytetarëve përmes përmirësimit të vazhdueshëm të shëndetit të individit, të komunitetit dhe kualitetit të jetës. Kjo arrihet përmes ekselencës në kujdesin ndaj pacientit, edukimit dhe kërkimit shkencor. Ne ofrojmë përkujdesje të pa kompromentuar, edukojmë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe kërkuesit për të ardhmen, angazhohemi në kërkimet shkencore për të avancuar njohuritë dhe mirëqenien.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook