Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

Shërbimi i Sëmundjeve InfektiveShërbimi i Sëmundjeve Infektive siguron shërbim spitalor dhe konsulta ambulatore, diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve infektive. Specialistët e këtij shërbimi janë të përkushtuar në dhënien e ndihmës pacientëve për një shumëllojshmëri sëmundjesh infektive dhe janë të angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për rritjen e tyre profesionale dhe aftësive për të kuptuar dhe trajtuar më mirë problemet në zhvillim të këtyre sëmundjeve.


Ekipi përkujdesës mjekësor i këtij shërbimi përbëhet nga specialistë me përvojë në aspektet klinike, epidemiologjike, farmakologjike, imunitare dhe kërkimore të specialitetit.


Shërbimi Infektiv, si specialitet i veçantë i Mjekësisë Interne merret ndër të tjera edhe me disa detyra unikale dhe të vështira si:


  • diagnoza etiologjike, diagnoza diferenciale multidisiplinore dhe përcaktimi i statusit imun të subjektit;
  • mjekimin etiologjik veç atij kompleks të terapisë klasike dhe reanimatore;
  • menaxhimin epidemiologjik, profilaksi, psikologjik e sociologjik personal, familjar e social të pacientit me sëmundje infektive.


I gjithë stafi punon në një frymë të ngushtë bashkëpunimi për t’u mundësuar pacientëve shërbimin më të mirë të mundshëm.


Rreth aktivitetit të shërbimit


Shërbimi i Infektologjisë menaxhon mesatarisht 20 000 raste në vit, prej të cilave:


  • Në Njësinë e Pranim-Urgjencës, mesatarisht: 18 000 raste;
  • Në Njësinë e Konsultave: 1000 raste;
  • Në Kabinetin e Sëmundjeve Tropikale dhe Emergjente: 300 raste;
  • Në Klinikën Ambulatore të HIV-AIDS, ISST: 900 raste.


Treguesit e aktivitetit janë:

  • xhiro e shtratit 36.39;
  • ditë qëndrimi 7.85;
  • ditë shfrytëzimi 285;
  • % e ditë shfrytëzimit të shtratit 76.52.


Trajtimi i patologjive të rralla dhe arritjet


Identifikimi dhe trajtimi me sukses i rasteve me Malarie, përballimi i suksesshëm i këtij “sulmi të papritur malarik” ka qenë ngjarja më e rëndësishme e mjekësisë shqiptare për sëmundjet riemergjente-emergjente-tropikale. Ndër synimet dhe arritjet kryesore të punës së shërbimit përmenden:


Përmirësimi i vazhdueshëm i menaxhimit të rasteve me Infeksione Hepatike Kronike apo Koinfeksione HIV / HBV, HIV / HCV.

Aplikimi i fibroskanit në QSUT, rezultate të vlerësueshme me një staf të aftë mjekësh të kualifikuar.

Përmirësimi i klasifikimit dhe menaxhimit të formave fulminante dhe severe të hepatiteve virale për të cilët tani ka një protokoll të përparuar, që zbatohet tashmë rregullisht në Reanimacionin e Infektivit.

Zgjerimi i kërkimeve diagnostike imunologjike, imazherike dhe histopatologjike për diagnozën e infeksioneve si dhe diagnozën diferenciale të tyre.

Përmirësimi dhe zgjerimi i gamës dhe nivelit të menaxhimit reanimator të nozologjive infektive.

Vazhdimësia në mbajtjen e një niveli i lartë profesional të punës në Ambulatorin e HIV/AIDS.

Konsolidimi dhe zgjerimi i aktivitetit praktik, didaktik dhe shkencor i Kabinetit të Sëmundjeve Tropikale dhe Emergjente. Në këtë njësi aplikohet dhe identifikimi i infeksioneve të rrezikshme në tërë botën, përmes një algoritmi dedektues sipas të dhënave të përditësuara të OBSH.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook