Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-psikiatri

Shërbimi i Psikatrisë QSUT organizohet dhe funksionon nëpërmjet Pavijonit të Urgjencës Psikiatrike (Pranimi, Kati I- Urgjenca e burrave; Kati II- Urgjenca e grave); Kati III-IV Pavijoni i burrave dhe grave në gjendje subakute; dhe, Shërbimi i Psikiatrisë së Fëmijëve e Adoleshentëve. Aktiviteti klinik bazohet në respektimin e protokolleve të mjekimit dhe në zbatueshmërinë e ligjit të shëndetit mendor.


Shërbimi aplikon në nivel të lartë elementë të psikiatrisë biologjike. Vlerësimi dhe diagnostikimi kryhen në përputhje me udhërrëfyesit dhe protokollet specifike të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar gjithashtu në protokollet e Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë dhe atyre Europiane. Shtimi i numrit të psikologëve dhe punonjësve socialë ka mundësuar që shërbimi ofruar pacientëve të jetë më komplementar dhe më integrues.


Rreth aktivitetit të shërbimit


71.85% shfrytëzimi i shtratit, sipas pavijoneve:


  • Pavijoni i Urgjencës Psikiatrike, veçanërisht reparti i grave: 105.73%;
  • Pavijoni i Urgjencës së burrave: 87.47% ;
  • Ditëqëndrimi mesatar i të sëmurëve psikiatrikë në spital: 18.5 (një ndër më të ultit në Europën Lindore dhe brenda rekomandimeve të strukturave ndërkombëtare të specializuara të shëndetit mendor).


Në një vit shërbimi trajton mesatarisht:


  • 3000 raste Pranim-Urgjenca Psikiatrike;
  • 1100 raste të konsultuara në shërbimin e psikiatrisë së të rriturve;
  • Mbi 600 raste të konsultuara në shërbimin e psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve;
  • Mbi 1300 shtrime në të gjithë shërbimin.
  • Konsultat kryhen çdo ditë nga e hëna në të premte sipas një liste mjekësh konsulentë që afishohet në ambientet e shërbimit.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook