Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-kardiokirurgji

Shërbimi i Kardiokirurgjisë në QSUT kryen operacione për të trajtuar ndërlikimet e sëmundjeve ishemike të zemrës, sëmundjet e lindura të zemrës apo trajtim të sëmundjeve valvulare nga shkaqe të ndryshme si endokarditi, sëmundje reumatike të zemrës dhe arteriosklerozës. Zhvillimi i kardiokirurgjisë dhe teknikat kardiopulmonare kanë ulur normat e vdekshmërisë së këtyre operacioneve.


Shërbimi i Kardiokirurgjisë ofron shërbime konsultative dhe terapeutike për trajtimin kirurgjik kardiak. Ne ofrojmë shërbime për sëmundje kardiake të fituara të zemrës dhe sëmundje të lindura të zemrës.


Trajtimi për sëmundje të fituara të zemrës përfshin bypass (bajpas) të arterieve koronare, riparimin dhe zëvendësimin e valvulave, trajtimin e aneurizmave torakale, futjen e stimuluesve kardiakë. Mjekët tanë gjithashtu kanë përvojë të gjerë edhe në trajtimin sëmundjeve të lindura.


Shërbimi i Kardiokirurgjisë veç të tjerave, promovon shkencën dhe teknologjinë duke mësuar gjeneratën e ardhshme të studentëve të mjekësisë të cilët specializohen për kardiokirurgji.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook