Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

Shërbimi i Urologjisë

Shërbimi i Urologjisë në QSUT i shërben pacientëve duke ofruar ekspertizë dhe trajtim kirurgjikal që lidhen me çrregullimet e traktit urinar. Specialistët e këtij shërbimi janë mjekë të njohur në shkallë kombëtare, me eksperiencë dhe të përkushtuar për të përmbushur detyrat e shërbimit. Mjekët dhe i gjithë stafi përkujdesës bashkëpunojnë me pacientët me qëllim ofrimin e një kujdesi të personalizuar mjekësor dhe kirurgjikal për një gamë të gjerë problemesh urologjike.

Si shërbim terciar në shkallë vendi, në përmbushje të objektivave të QSUT, aktiviteti i shërbimit zhvillohet në tre drejtime:


  • Dhënia e shërbimi mjekësor terciar në shkallë vendi
  • Shërbimi shëndetësor sekondar (dytësor) për Tiranën
  • Aktiviteti pedagogjik


Ndër objektivat kryesore të shërbimit janë:


  • Vazhdimi i transplantit renal
  • Futja e kirurgjisë laparaskopike në urologji
  • Rritja e metëjshme e nivelit të ndërhyrjeve endoskopike
  • Forcimi i nënspecialiteteve (andrologji dhe disfunksionet erektile)
  • Krijimi i stafeve ndërdisiplinore për patologjinë neoplazike
  • Krijimi i një sistemi të informacionit elektronik për shërbimin


Rreth aktivitetit të shërbimit


Në vitet e fundit është rritur përqindja e interventeve endoskopike në 45%. Nga interventet vërehet një rritje e numrit të cystektomive, nefrektomive radikale për tumore renale dhe shtim i numrit të pacientëve të trajtuar me kimioterapi post-operatore. Patologjia malinje e trajtuar në shërbimin e urologjisë zë rreth 24% të të gjithë interventeve. Megjithëse prostatektomia ngelet interventi më i shpeshtë dhe gjatë vitit 2013 vihet re një shtim i përqindjes së TUR-P në krahasim me prostatektominë transvezikale. Rritja e numrit të ndërhyrjeve endoskopike tregon se stafi i shërbimit është i përgatitur për sfidat e reja.


Pranë kabinetit të konsultave kryhen mesatarisht rreth 2500 konsulta në vit.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook