Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-urgjence-kirurgjikale


Pranë Shërbimit të Urgjencës Kirurgjikale QSUT kryhet vlerësimi i plotë multidisiplinar dhe menaxhimi i pacientëve kirurgjikalë me sëmundje kritike. Ekipi i specialistëve të shërbimit menaxhon nevojat e këtyre pacientëve dhe mundëson kujdes të plotë për të gjitha grupmoshat mbi 16 vjeç. Ky shërbim funksionon si një specialitet i kirurgjisë për pacientët me kushte akute, të rrezikshme për jetën. Kujdesi kirurgjikal përfshin njohuritë, shkathtësitë e teknikave operative dhe procedurat kirurgjikale të cilat i shpëtojnë jetën pacientit dhe përfshijnë shumëllojshmëri të disiplinave mjekësore që ju përgjigjen situatave si dëmtimet e organeve, djegiet, infeksionet, inflamacionet akute ose ishemitë digjestive. Në Urgjencën Kirurgjikale ofrojnë shërbimin mjekë të klinikave kirurgjikale si Klinika e Sëmundjeve Digjestive, Urologji, Kirurgji e përgjithshme. Ky shërbim është i pajisur me dhoma operative dhe njësi të kujdesit intensiv.


Rreth aktivitetit vjetor të shërbimit:


  • Pacientë të trajtuar në shërbim (pranim dhe mikrokirurgji): rreth 40 000
  • Pacientë të trajtuar me procedura mikrokirurgjikale: rreth 11 000
  • Vizita: rreth 30 000
  • Shtrime urgjente: rreth 4000

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook