Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

Shërbimi i RheumatologjisëShërbimi i Reumatologjisë siguron diagnostikim, trajtim dhe kujdes të plotë e të koordinuar shëndetësor në fushën e reumatologjisë. Ky shërbim spitalor funksionon me 25 shtretër. Sëmundjet reumatizmale që trajtohen janë: Artriti Reumatoid, Lupusi Eritematoz Sistemik, Sklerodermia Sistemike, Dermato-Polimioziti, Vaskulitet, Spondilit Ankilozant, Osteoartrozat, Osteoporoza, Gouta.


Të sëmurët e shtruar në Shërbimin e Reumatologjisë konsultohen çdo ditë dhe 2 herë në javë, të hënën dhe të enjten zhvillohet konsulta e përgjithshme me të gjithë mjekët. Ky shërbim funksionon 24 orë çdo ditë i mbuluar me mjek roje.


Shërbimi i Reumatologjisë është gjithashtu një qendër kërkimore shkencore dhe shërben për specializimin e mjekëve të rinj reumatologë. Ky shërbim organizon dy konferenca vjetore: Ditën botërore të Osteoporozës si dhe Konferencën vjetore të Reumatologjisë. Një punë e lavdërueshme shkencore në klinikë realizohet nëpërmjet stafeve të organizuara sipas një programi të paracaktuar, ngritjet tekniko profesionale të personelit të lartë mjekësor, të personelit mesëm si dhe në informim-edukimin e pacientëve për sëmundjet reumatizmale.


Rreth aktivitetit të shërbimit:


Në këtë shërbim trajtohen mesatarisht 1700 të sëmurë në vit dhe konsultohen ambulatorisht 4000 pacientë. Rastet që paraqiten në urgjence për sëmundjet reumatizmale janë mesatarisht 106 në vit, 30 % meshkuj dhe 70 % femra.


Sipas nozologjisë vendin kryesor në shtrime, e zënë të sëmurët me Artrit Reumatoid me 54% raste, më pas vjen Kolagenopatia (LES, DM-PM, Sclerodermia, vaskulitet) me 28% , e ndjekur nga Osteoartroza dhe spondiloartropatitë me 18%. Grupmosha mesatare që ka numrin më të lartë të hospitalizimeve është 45±9 vjeç. Për sa i përket shtritjes gjeografike, Tirana zë vendin e parë pastaj Fieri, Elbasani, Shkodra, Tropoja, Durrësi.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook