Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

reanimacioni kardiokirurgjiseReanimacioni i kardiologjisë u organizua si repart i veçantë në vitin 1976 në kuadër të klinikës së kardiologjisë. Deri tani janë bërë 3 herë rikonstruksione dhe rritje të numrit të shtretërve për të arritur aktualisht në 19 të pajisur të gjithë me monitorë modernë individualë dhe qendror për matjen e njëkohshme të 4 parametrave joinvazive dhe invasive, si dhe me aparaturat e tjera të nevojshme që përfshijnë ventilatorët artificialë, defibrilatorët, pacemakerët e përkohshëm, eko, shiringa elektrike etj.

 

Në këtë shërbim shtrohen të sëmurë me sëmundje ishemike akute të zemrës (infarkt akut të miokardit e angina pectoris të paqëndrueshme), ata me çrregullime të ritmit dhe të përçimit të zemrës apo edhe me insuficienca kardiake akute, perikardite eksudative, si dhe me gjendje të tjera të rënda me komprometim të situatës hemodinamike. Në këtë shërbim realizohet observimi i këtyre të sëmurëve për parametrat e ritmit, të TA, të oksigjenimit të gjakut, shpeshtësisë respiratore dhe gjendjes hemodinamike. Aty realizohet mjekimi cilësor i gjendjeve të rënda akute me medikamente të kohës (fibrinolitikë e antikoagulantë, nitrite intravenoze, antiaritmike, medikamente për përballimin e shokut kardiogjen, etj.) Që në fillimet e aktivitetit të tij përveç mjekimeve medikamentoze, u zbatuan metoda moderne të mjekimit si goditja elektrike e jashtme elektrike e zemrës, stimulimi i përkohshëm elektrosistolik i zemrës në bashkëpunim me hemodinamikën, elektrostimulimet për ndalimin e takikardive, kryerja e punksioneve të perikardit në kushte të urgjencës dhe ato të planifikuara diagnostike dhe mjekuese.

 

Në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin e hemodinamikës është bërë i mundur mjekimi modern i sëmundjes akute koronare me dilatacion dhe vendosje të stenteve pas koronarografisë se urgjencës. Një bashkëpunim të ngushtë ky shërbim ka edhe me atë të kardiokirurgjisë dhe angiologjisë pranë QSUT.

 

Drejtues i këtij shërbimi që në krijimin e tij deri në vitin 2011 ka qenë Prof. Anesti Kondili ndërsa aktualisht drejtues është Prof. Idriz Balla.

 

Në stafin e mjekëve të këtij shërbimi bëjnë pjesë Dr. Ilir Sharka, Dr. Arkel Duka, Dra. Lindita Kresto dhe Dr. Artan Kristo.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook