Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

Shërbimi i Pneumo-Alergologjisë Pediatrike

Shërbimi i pneumologjisë pediatrike u themelua në vitin 1975 me 55 shtretër dhe shef pavijoni Dr. Sami Lilamani, puna vazhdoi me krijimin e specialitetit të alergologjisë pediatrike në vitin 1978 në pavijonin e dytë me 45 shtretër dhe shefe Dr. Engjëllushe Mezini. Në vitin 1985 u bashkuan të dy pavijonet dhe u krijua pneumo-alergologjia pediatrike, shefe shërbimi u vendos Dr.Teuta Jovani.


Sot, ky shërbim ka 35 shtretër, staf të përbërë prej dy mjekësh pedagogë të Fakultetit të Mjekësisë, katër mjekë ordinatorë dhe drejtohet nga Prof. Luljeta Serbo-Kota (prej vitit 1998).


Në shërbim trajtohen të sëmurë me sëmundje akute dhe kronike bronkopulmonare si: bronkiolite, pneumoni, empiema; sëmundje kronike si: astma bronkiale, fibrozë cistike e pankreasit, tuberkuloz, bronkoektazi, anomali kongjenitale.


Ky shërbim shërben si qendra e vetme referente për të gjithë vendin dhe kryhen konsulta të specializuara në një numër mesatar prej 2500 në vit.


Shërbimi ofron gjithashtu ekzaminime ndihmëse si spirometri, fibrobronkoskopi, prick test.


Pranë shërbimit funksionon shkolla pasuniversitare që specializon mjekë pneumopediatër për të gjithë vendin dhe kryhen kualifikimin tekniko-shkencor të mjekëve


Gjatë një viti realizohet një numër i madh shtrimesh, mesatarisht 1600-1900, me xhiro shtrati 90-115%, dhe ditë qëndrimi mesatar 7.2.


Në vitet 1992-2001 shërbimi ka realizuar programin kombëtar për diagnostikim dhe trajtim të infeksioneve akute të traktit respirator mbështetur nga UNICEF.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook