Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Shërbimet e Ofruara

Endokrinologji dhe Diabetologji


Në këtë specialitet ofrohet shërbimi ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve që vuajnë nga patologjitë e mëposhtme:


Diabeti i Sheqerit Tip I dhe II, çrregullimet e rritjes dhe zhvillimit, sëmundjet e gjendrës tiroide, puberteti dhe çrregullimet e tij, sëmundjet e hypofizës dhe neurohypofizës, sëmundjet e gjendrës mbiveshkore, keqformimet seksuale, gjendjet interseksuale, sëmundjet e metabolizmit të kockës etj. Gjithashtu, në këtë specialitet diagnostikohen e ndiqen edhe sindroma gjenetike të ndryshme.


Në këtë specialitet është ngritur dhe funksionon edhe Kabineti i Edukimit të fëmijëve diabetikë dhe familjarëve të tyre për të përballuar sa më mirë këtë patologji.


Në këtë specialitet ushtrojnë veprimtarinë mjekët:


D.Sh.M. Petrit Hoxha; Dr.Sh.M. Lindita Grimci; Dr. Agim Gjikopulli; Dr. Laurant Kollçaku.


Gastrohepatologjia dhe sëmundjet metabolike


Trajtohen gjithë fëmijët që paraqesin patologji:


  • Të aparatit tretës si colitis ulceroz, dhimbje barku, të vjella, hemoragji digjestive, konstipacion etj;
  • Të mëlçisë dhe rrugëve biliare si ikteri dhe kolestaza neonatale, Hepatitet B, C, Hepatitet autoimune, etj;
  • Sëmundje metabolike si S. Gaucher, Glikogjenozat, Mukopolisakaridozat etj.


Ky specialitet ofron mundësi per kryerjen e ekzaminimeve endoskopike të aparatit tretës.


Mjekët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë specialitet janë: Prof. Paskal Cullufi, Prof. Behar Shehi, Dr. Virtut Velmishi, Dr. Ermira Dervishi.


Neuropediatria


Në këtë specialitet ofrohet shërbimi ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve që vuajnë nga patologjitë e mëposhtme: epilepsia, sëmundjet muskulare, probleme të shëndetit mendor, çrregullime cerebrovaskulare, tumore të trurit dhe sistemit nervor në përgjithësi.


Pranë këtij shërbimi funksionon edhe Punkti i Epilepsive në të cilin janë të regjistruar dhe ndiqen në kontrolle periodike rreth 2000 fëmijë në vit.


Në mbështetje të këtij specialiteti janë edhe kabinetet e mëposhtme:


  • Kabineti i Neurofiziologjisë.
  • Fizioterapi /Logopedi dhe Terapi zhvillimi.


Në këtë specialitet aktualisht punojnë:


D.Sh.M. Aida Bushati ; Dr. Aferdita Tako; Dr. Armand Shehu; Dr. Sonila Tomorri, Psikiatër infantil.


Në Shërbimin e Specialiteteve të Pediatrisë Nr. 2 ofrohet konsultë dhe mbështetje psikologjike nga psikologia klinike Alma Babo.


Shërbimi ambulator


Konsultat ambulatore kryhen çdo ditë gjatë orëve 10:00-13:00.


Mjekët

Ditët

Orari


Endokrinologji

D.Sh.M. Petrit Hoxha

E Hënë, E Mërkurë, E Premte

10:00-13:00

D.Sh.M. Lindita Grimci

E Martë, E Enjte

10:00-13:00


Gastroenterologji/Hepatologji/Sëmundje Metabolike

Prof. Paskal Cullufi

E Hënë, E Martë, E Enjte

10:00-13:00

Prof. Behar Shehi

E Mërkurë, E Premte

10:00-13:00


Neurologji

D.Sh.M. Aida Bushati

E Hënë, E Mërkurë, E Premte

10:00-13:00

Dr. Afërdita Tako

E Martë, E Enjte

10:00-13:00


Psikiatri

Dr. Sonila Tomorri (Psikiatër Infantil)

E Martë, E Enjte

10:00-13:00

Alma Babo (Psikologe Klinike)

E Hënë, E Mërkurë

10:00-13:00




Gjej shërbimin në hartë: