Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-onkohematologji

Shërbimi i Onkohematologjisë Pediatrike është qendër e referencës kombëtare pasi është i vetmi i këtij lloji në të gjithë vendin. Pranë këtij shërbimi fillimisht ndiqeshin dhe trajtoheshin fëmijë me patologji neoplazike hematologjike dhe pas vitit 1995 filluan të trajtoheshin edhe fëmijë të diagnostikuar me tumore solide. Aktivitetet e këtij shërbimi konsistojnë në përgjegjësinë e përmbushjes

së tre atributeve: diagnostiko-kurative, didaktike e shkencore. Lider për hartimin e strategjive të unifikuara të parandalimit, diagnozës, terapisë së patologjive onkohematologjike të moshës pediatrike në vend.


Stafi i shërbimit është i përbërë 6 mjekë (2 prej të cilëve pedagogë efektivë në Universitetin e Mjekësisë), 22 infermiere, 10 sanitare, 1 psikologë, 1 punonjëse sociale, 1 sekretare.


Ky shërbim është i strukturuar dhe ofron shërbime në 4 njësi:


  • Reparti i shtrimeve me kapacitet 20 shtretër i ndarë në dy ambiente (për shtrimin e fëmijëve me neoplazi dhe të atyre me patologji jo-neoplazike).
  • Reparti ditor i neoplazive me 4 shtretër, punohet vetëm ne turnin e parë, konsultohen e bëjnë terapinë e radhës pacientët me neoplazi.
  • Qendra për ndjekjen e Hemoglobinopative me 5 shtretër dhe 7 poltrona, vetëm në turnin e parë. Pranë kësaj qendre ndiqen dhe trajtohen fëmijë dhe adultë me Talasemi Major, Drepanocitozë dhe Talaso-Drepanocitozë. Konsultohen e bëjnë hemotransfuzione rreth 180 pacientë; është qendër e referencës kombëtare , harton, udhëheq, përditëson, kontrollon protokollet e ndjekjes dhe terapisë së këtij kontingjenti pacientësh.
  • Kabineti i konsultave ambulatore, ku 5 ditët e para të javës kryhen konsulta onkohematologjike nga i gjithë vendi, vetëm të rekomanduara.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook