Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Shërbimet Mjekësore > Shërbimi i Neurokirurgjisë

Shërbimi i Neurokirurgjisë

Ky shërbim kirurgjikal ofron konsulta dhe hospitalizim për pacientët me sëmundje kirurgjikale të sistemit nervor qendror dhe periferik.


Pjesë integrale dhe me rëndësi të këtij shërbimi janë punkti i kimioterapisë, unik i llojit të tij për Shqipërinë dhe struktura e radioterapisë me akselerator linear ku ofrohen trajtime të specializuara dhe bashkëkohore kimioterapeutike dhe radioterapeutike për tumoret e trurit dhe tumoret e sistemit nervor.


Ndër figurat e rëndësishme të mjekësisë Shqiptare të cilët kanë punuar dhe kanë dhënë kontribut pranë këtij shërbimi kanë qenë Prof. Arian Xhumari, Prof. Adrian Osmanlliu etj.


Stafi mjekësor


Ekipi Kirurgjikal


Prof. Mentor Petrela PETRELA, PU-PH Paris


Neurokirurgji e përgjithshme, kollonë, patologji e bazës kraniale, vaskulare


Dr.Sh.M. Arsen Seferi


Neurokirurgji e përgjithshme, kollonë, fiksime, epilepsi, vaskulare


Dr.Sh.M. Artur Xhumari


Neurokirurgji e përgjithshme, neuropediatri, neuroendoskopi, radiokirurgji


Dr.Sh.M. Ridvan Alimehmeti


Neurokirurgji e përgjithshme, nervat periferikë, funksional, stereotaksi, dhimbje


Dr. Artid Lame


Neurokirurgji e përgjithshme, kollonë, stabilizime


Ekipi Neuroanestezise


Dr.Sh.M. Kliti Plika


Neuroanestezi-reanimacion adult


Dr. Mit’hat Demneri


Neuroanestezi-reanimacion adult/pediatrik


Dr. Myfit Saraçi


Neuroanestezi-reanimacion adult


Dr. Mishel Qirinxhi


Neuroanestezi-reanimacion


Dr. Toma Kalefi


Neuroanestezi-reanimacion


Teknologjia dhe infrastruktura


Kati i parë:


Sekretariati, zyrat e mjekëve, salla e tretë e bllokut operator “Lehman”, kabineti i neuroimazherisë (CT dhe MRI), radioterapia.


Kati i dytë:


Reanimacioni “Prof. Arian Xhumari” (6 shtretër kujdesi intensiv dhe 4 shtretër kujdesi i shkurtër postoperator), salla e parë dhe e dytë e bllokut operator “Lehman”, zyrat e mjekëve.


Kati i tretë:


Salla Adrian, 16 shtretër hospitalizimi (dhoma me dy shtretër e një tualet), zyrat e mjekëve.


Kati i katërt:


Salla Houdart, 16 shtretër hospitalizimi (dhoma me dy shtretër e një tualet), zyrat e mjekëve.


Blloku i operacioneve “Lehman” përbëhet nga tre salla operacioni me fluks ajri laminar e standart ISO 200019. Këto salla janë të pajisura me:


  • 2 mikroskopë operatorë;p
  • neuronavigator i integruar me mikroskopin dhe skopine intraoperatore;
  • bisturi me ultratinguj;
  • neuroendoskopi;
  • kaskë stereotaksie;
  • 2 skopi intraoperatore;
  • neurofiziologji intraoperatore Surpass;
  • echodoppler transkranial;
  • osteosintezë vertebrale;
  • extempora-kriomikrotom.

Reanimacioni (ICU)


Salla e zgjimit është e pajisur me 4 shtretër reanimacioni të cilat ofrojnë mundësinë e peshimit të pacientit dhe pozicionimin sipas nevojave të pacientit në mënyrë elektromekanike. Shtretërit janë të lëvizshëm, të pajisur me rrota dhe me frena. Secili shtrat është i pajisur me dyshekun përkatës të veshur nga një shtresë mbrojtëse ndaj lagështisë dhe papastërtive që mund të lahet duke siguruar higjienën e dyshekëve.


Pranë çdo shtrati gjendet respiratori dhe një monitor që siguron monitorimin e PA, Fk, EKG, EEG, PVC, Sp O2, FR, T°, ART, ICP, pt CO2, PiCCo, BIS, fi O2, NMT, etj.


Salla e zgjimit është e pajisur me perfuzorë dhe shiringa elektrike portative që bëjnë të mundur dhënien e likideve dhe barnave I.V. me infuzione të vazhdueshme duke realizuar dhe llogaritjen e shpejtësisë së dhënies së perfuzionit nga vetë aparati në mënyrë elektronike.


Reanimacioni përbëhet nga 6 dhoma të sëmurësh. Çdo dhomë është e pajisur me nga një shtrat reanimacioni dhe respiratorë që ofrojnë të gjitha regjimet respiratore për të rriturit dhe fëmijët si dhe regjimin e veçantë për NIV; një monitor, hemopode të cilat ofrojnë matjen e ICP, PVC, ART, PiCCO.; një POD, ptCO2 i cili bën të mundur monitorimin CO2 të ekspiruar.; një burim oksigjeni të lirë, respirator dhe shiringë elektrike. Gjithashtu reanimacioni është i pajisur me një astrupogram që bën të mundur matjen e gazeve në gjakun arterial në cast kur paraqitet e nevojshme.


Eksplorimet:


  • Rezonanca Magnetike (MRI);
  • Skaner (CT);
  • Elektromiografi (EMG) dhe Elektroencefalografi (EEG);
  • Arteriografi e Mieloradikulografi;
  • Doppler transkranial;
  • Doppler kardiak transtorakal e transezofageal.

Trajtime te integruara:


  • DSA embolizim endovaskular;
  • Akselerator linear për radioterapi konvencionale dhe radiokirurgji.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook