Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-nefrologji

Shërbimi i Nefrologjisë dhe Dializës Pediatrike funksionon si një shërbim i pavarur prej vitit 2010. Ky shërbim aktualisht u ofron një ndihmë të kualifikuar fëmijëve me sëmundje renale. Këtu përfshihen gjithë defektet e lindura të traktit urinar diagnoza e hershme e të cilave parandalon dëmtimet e parikthyeshme të veshkës që çojnë drejt insuficiencës renale kronike. Gjithashtu këtu trajtohen edhe patologji të tjera si ato glomerulare, tubulopatitë, sëmundjet cistike të veshkës.


Shërbim kryen një aktivitet të larmishëm shkencor me studime, tema dhe referime si brenda edhe jashtë vendit dhe shërben si pika e vetme e referimit ku bëhet trajnimi i mjekëve nga të gjithë rrethet që merren me nefrologji pediatrike. Shërbimi ka një kapacitet prej 12 shtretërish për të sëmurët dhe 7 shtretër në repartin e hemodializës.


Reparti i dializës Pediatrike


Ngritja e repartit të dializës pediatrike është një sukses dhe ngjarje e rëndësishme. Ky lloj shërbimi me rëndësi jetike si terapia renale zëvendësuese mund t’i ofrohet tani, për herë të parë, edhe fëmijëve shqiptarë. Kjo jo vetëm jep një kontribut të jashtëzakonshëm në rastet ku është e domosdoshme aplikimi i terapisë renale zëvendësuese, qoftë akute apo kronike, por bën që shërbimi i nefrologjisë pediatrike të jetë i kompletuar në një rang me homologët e tij europianë dhe më gjerë.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook