Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-laborator-anatomi-patologjike

Shërbimi Universitar i Anatomisë Patologjike u themelua në vitin 1954 pranë Katedrës së Anatomisë Patologjike me aktivitet kryesisht pedagogjik si dhe morfologjik për spitalin kirurgjikal të Tiranës. Dy vite më pas, në vitin 1956 themelohet Shërbimi i Anatomisë Patologjike pranë Spitalit nr. 1 të Tiranës me aktivitet tërësisht morfologjik dhe në vitin 1969 ngrihet edhe Shërbimi i Anatomisë Patologjike pranë Institutit Onkologjik Tiranë, Shërbim i cili vazhdon edhe në ditët e sotme.


Bashkimi në një Shërbim të vetëm i Katedrës dhe Shërbimit të Anatomisë Patologjike më 1973, solli Shërbimin Qendror të Anatomisë Patologjike me funksion pedagogjiko -shkencor dhe profesional për Tiranën dhe rrethet.


Aktualisht në vendin tonë Shërbimi kryesor publik i nivelit terciar është Shërbimi Qendror i Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe Laboratori i Anatomisë Patologjike pranë Shërbimit të Onkologjisë, Obstetrikë – Gjinekologjisë dhe Sëmundjeve Pulmonare.


Aktiviteti i Anatomisë Patologjike përfshin këto aspekte kryesore:


Aktiviteti laboratorik – diagnostik


Gjatë një viti në Shërbimin tonë realizohen 15.000 ekzaminime bioptike të specialiteteve të ndryshme ku afërsisht 65 % e tyre janë patologji tumorale. Gjithashtu në këtë shërbim realizohen edhe ekzaminimet imunohistokimike.


Si qendër e nivelit terciar realizon edhe të gjithë konsultat e vështira që paraqiten në të gjithë rrethet e vendit si dhe është një pikë reference edhe për Kosovën.


Aktiviteti kliniko – laboratorik


Shërbimi realizon konferenca anatomo – klinike për raste të veçanta dhe që paraqesin interes shkencor. Këto konferenca janë mjaft të rëndësishme edhe për mjekët e rinj si dhe specializantë të fushave të ndryshme të mjekësisë.


Aktiviteti pedagogjik dhe akademik


Lënda e Anatomisë Patologjike është një nga lëndët bazë të formimit për studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe Stomatologjisë si dhe për të gjitha disiplinat e specializimeve pasuniversitare.


Aktiviteti kërkimor


Ky Shërbim kryen aktivitet kërkimor – shkencor në të gjitha fushat e Patologjisë duke realizuar publikime dhe referime shkencore në revista e kongrese ndërkombëtare.


Pranë këtij shërbimi punojnë mjekë pedagogë të Universitetit Mjekësor të Tiranës si dhe punonjës teknikë të kualifikuar.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook