Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-laboratori-klinik-biokimik

Shërbimi i Laboratorit Biokimik-Klinik mban peshën kryesore në analizat e QSUT, rreth 2 milion në vit ku përfshihen rreth 50 lloj përcaktimesh. Ekzaminimet Biokimiko-Klinike vendosin diagnoza, parashikojnë prognozën e sëmundjes, ndjekin ecurinë e saj dhe efektivitetin e mjekimit. Ky Shërbim mbulon të gjitha klinikat e QSUT, ambulatorët dhe njësitë e konsultave të  specializuara pranë QSUT.

 

Gjithashtu, në shërbim kryhen analiza që nuk mbulohen nga shërbimi parësor dhe janë unike në sektorin mjekësor publik.

 

Ekipi i Shërbimit i përbërë nga mjekë, ordinatorë dhe pedagogë, përgjigjet për mësimdhënie në tre cikle mësimore, udhëheqje të doktoraturave dhe mbajtjen e lidhjeve me shërbimet klinike me shtretër të QSUT. Gjithashtu, ky ekip i specializuar mjekësh përgjigjet për protokollet e kryerjes së analizave, kryen kontrollet dhe kalibrimet, ndjek e intervenon në mirëmbajtjen ditore, javore dhe mujore të aparaturave, validon refertet laboratorike, etj. Mjekët janë të shpërndarë në njësitë diagnostike laboratorike të shërbimit dhe i drejtojnë këto njësi.

 

Ky shërbim mbulon rreth 80% të volumit të analizave laboratorike në QSUT. Ekzaminimet që ky shërbim mbulon janë të lidhura me shërbimet spitalore të QSUT-së pa të cilat aktiviteti spitalor i tyre është i pamundur. Analizat rutinë biokimike, të analizës së gazeve e elektroliteve në gjak, gjaku komplet periferik e qendror, urinë, janë në të gjitha protokollet e të sëmurëve në shtrim, gjatë qëndrimit në spital e në dalje.

 

Ekzaminime më të specializuara përmendim ato të hemostazës, të gjakut periferik e qendror, të likideve biologjike, të hormoneve, medikamenteve, të markuesve tumorale, elektroforeza, të djersës për fibrozën cistike.

 

Kapaciteti njerëzor e teknik është në nivelin e duhur për të mbuluar ekzaminimet e mësipërme e të tjera  më të specializuara.

 

Anëtarët e stafit të shërbimit të laboratorit marrin pjesë në aktivitete të shumta shkencore brenda e jashtë vendit. Në shumë prej tyre janë prezantuar punime shkencore origjinale të anëtarëve të stafit të shërbimit tonë.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook