Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-laboratori-imunologjik

Shërbimi Universitar i Imunologjisë dhe Pajtueshmërisë indore (SHUIPI), themeluar në vitin 1987 është i vetmi Shërbim Laboratorik publik i specializuar i këtij lloji i karakterit terciar në vendin tonë.


Aktiviteti i SHUIPI përfshin këto aspekte kryesore:



Aktivitet laboratorik-diagnostik


Realizon një gamë prej rreth 70 ekzaminimesh të specializuara imunologjike me rëndësi diagnostike të veçantë në të gjitha disiplinat klinike si sëmundjet autoimune, gjendjet e hipersensibilitetit, sëmundjet e gjakut, sëmundjet infektive, deficitet imunitare, sëmundjet tumorale si dhe përgatitjen dhe ndjekjen e transplanteve.


Aktivitet klinik


SHUIPI kryen aktivitete konsultimi për të gjithë problemet imunologjike klinike. Ai shërben dhe si qendër reference dhe koordinimi për përgatitjen dhe realizimin e llojeve të ndryshme të transplanteve si dhe ndjekjen e tyre.


Aktivitet pedagogjik dhe akademik


Lënda e Imunologjisë është një lëndë bazë e rëndësishme formuese për të gjithë studentët që edukohen në fushat e shëndetit. Në këtë fushë SHUIPI realizon edukimin dhe formimin në disiplinën e Imunologjisë për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të Stomatologjisë, si dhe në të gjithë disiplinat e specializimeve pasuniversitare.


Aktivitet kërkimor


Ky shërbim kryen aktivitet të rëndësishëm kërkimor-shkencor në të gjitha fushat e Imunologjisë dhe Imunogjenetikës duke qenë pjesëmarrës në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe duke realizuar publikime dhe referime shkencore në revista e kongrese ndërkombëtare.


Sot në këtë shërbim punojnë mjekë pedagogë të Universitetit Mjekësor të Tiranës dhe punonjës teknikë të kualifikuar.


Gjatë tre viteve të fundit Shërbimi i Imunologjisë ka qenë pjesë në projekte kërkimore shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare si:


Projekti “COST” i Bashkimit Europian: European Research Programme COST Action BM0803 (www.cost.esf.org) : “A European network of HLA diversity for histocompatibility, clinical transplantion, epidemiology and population genetics (HLA-NET)”.

Koordinator projekti: Prof. A. Sanchez-Mazas, Universiteti i Gjenevës, Zvicër.

Projekti për studimin e Mangesive të Lindura Imunitare tek Njeriu (Europa Lindore, Qendrore dhe Juglindore), “J Project in primary immunodeficiency disease research ”.

Projekti për studimin e gjeneve HLA të lidhura me sëmundjet autoimune tek njeriu, “Immunogenetic markers in autoimmune disease”, drejtuar nga European Federation of Immunogenetics.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook