Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbim-kirurgji-maxilofaciale

Kirurgjia Maksilofaciale është një nga specialitetet e fushës së mjeksisë.


Shërbimi i Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale mbulon të gjithë spektrin e këtij specialiteti duke përfshirë diagnozën, trajtimin kirurgjikal spitalor dhe ambulator të shumë sëmundjeve të gojës, nofullave dhe fytyrës.


Ky shërbim ka një kapacitet me 10 shtretër spitalorë dhe 2 shtretër ditorë, dhomën e mjekimit të pacientëve ku kryhen dhe konsultat, ndërsa shërbimi 24h kryhet në punktin e urgjencës së Spitalit Francez “Claude Bernard” (QSUT).


Në shërbim punojnë gjashtë kirurgë oro-maksilofacialë prej të cilëve, tre janë mjekë universitarë (Prof.Ramazan Isufi, Dr.Andis Qendro dhe Dr.Esat Bardhoshi) dhe tre janë spitalorë, një mjek anestezist dhe dy breza mjekësh specializantë.


Shërbimi përballon gjithashtu aktivitetin teorik dhe praktik për studentët e Fakultetit të Mjeksisë Dentare, Fakultetit të Mjekësisë si dhe Specializantë të Shërbimeve të tjera si Neurokirurgji, Kirurgji e Përgjithshme dhe ORL.


Rreth aktivitetit të shërbimit:


Gjatë një viti shërbimi kryen mesatarisht:


  • 600 operacione, operabiliteti 95.7%
  • 800 konsulta
  • 900 raste në urgjencën 24h

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook