Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-kirurgji-infantile


Kirurgjia Infantile në QSUT ofron shërbimin kur “fëmija juaj ka nevojë për kirurgji”. Këto janë fjalë të frikshme për çdo prind kur i dëgjon. Kur ballafaqoheni me operacionin e fëmijës suaj keni nevojë për informacion, dëshironi kirurgët më me përvojë dhe të dini nëse fëmija juaj është duke marrë kujdesin më të mirë.


Ne kryejmë rreth 4 000 procedura të përgjithshme kirurgjikale dhe mikrokirurgjikale çdo vit. Ekipi ynë kirurgjikal përbëhet nga kirurgë pediatrikë, anestezistë, infermierë të kualifikuar në kujdesin kirurgjikal dhe post-operativ të foshnjave, të të porsalindurve, fëmijëve dhe adoleshentëve.


Procedurat kirurgjikale që aplikojmë janë:


  • Kirurgjia abdominale, digjestive dhe e kraharorit
  • Tonsilat dhe Adenoidet
  • Kirurgji minimalisht invazive
  • Kirurgji Onkologjike
  • Kirurgji për trajtimin e çrregullimeve të lindura dhe keqformime


Ne punojmë me fëmijët dhe prindërit për të siguruar sukses në procedurat kirurgjikale falë eksperiencës tonë dhe kujdesit të vazhdueshëm e të gjithanshëm.



Ju faleminderit që na besoni kujdesin e fëmijës suaj.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook