Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-kardiologji-II

Shërbimi i Kardiologjisë, Klinika e dytë ka një kapacitet prej 44 shtretërish dhe funksionon nëpërmjet kabineteve: ECHO T Torakale, ECHO T Ezofagale, Ciglometria, Holter Ritmi, Holter Presioni.


Shërbimet e Kardiologjisë të Klinikës së Parë dhe Klinikës së Dytë mbulohen nga një shërbim hemodinamike. Prej themelimit të tij ky shërbim ka qenë ndër shërbimet më të mira në QSUT. Për shërbimin e Kardiologjisë QSUT kanë dhënë kontribut ndër vite Prof. Nikollë Shurbani, Prof. Ylli Popa, Prof. Anesti Kondili, Prof. Pandeli Cina, Prof. Sali Berisha, Prof. Spiro Qirko. Sot, Shërbimi i Kardiologjisë, Klinika e Dytë drejtohet nga Prof. Petrit Bare.


Krahas punës në shërbim mjekët kryejnë edhe konsultat ambulatore. Mesatarisht kryhen rreth 15 konsulta ambulatore në ditë. Mjekët e shërbimit mbajnë lidhje me mjekët e spitaleve të rretheve duke ndihmuar shpesh në situata klinike të caktuara apo duke ndihmuar në ngritjen e shërbimeve të kardiologjisë.


Stafi mjekësor i shërbimit angazhohet dhe merr pjesë në aktivitete shkencore si brenda dhe jashtë vendit. Puna e këtij shërbimi çon drejt një bashkëpunimi të ngushtë me Klinikën e Parë të Kardiologjisë, Reanimacionin e Kardiologjisë, Hemodinamikën dhe shërbimin ambulator.


Rreth aktivitetit të shërbimit


  • 44 kapacitetit i shtretërve
  • 7.5 ditë qëndrimi mesatar
  • 115% shfrytëzimi i shtratit

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook