Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-gastrohepatologji

Shërbimi universitar i Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë është shërbim unikal në sistemin mjekësor në Republikën e Shqipërisë. Gastroenterologjia është një degë e mjekësisë e fokusuar në sistemin e tretjes dhe të çrregullimeve të tij.


Sëmundjet që prekin traktin gastrointestinal përfshijnë organet nga goja në anus.


Mjekët prakticienë në këtë fushë të mjekësisë quhen Gastroenterologë.


Hepatologjia apo mjekësia hepatobiliare, përfshin studimin e mëlçisë , pankreasit dhe tëmthin. Shërbimi ka në dispozicion 41 shtretër për pacientët në kushte spitalore. Mesatarisht në këtë shërbim xhiro e shtratit është 23.34%, ditëqëndrimi 10.32, ditështrimi 88.27%.


Në kabinetin e endoskopisë digjestive realizohen mesatarisht 2600 ekzaminime, në një ditë 12 ekzaminime, duke patur një raport të pacientëve të spitalit me ambulatorët 1:1.


Numri i pacientëve të shtruar në një vit në këtë shërbim shkon mesatarisht 1200 shtrime.


Konsulta ambulatore kryen mesatarisht 4300 dhe këto konsulta kryhen në mënyrë të rregullt çdo ditë prej dy mjekësh sipas një grafiku të caktuar nga shefi i shërbimit.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook