Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Rreth Nesh

sherbimi-endokrinologji


Endokrinologjia është specialiteti i mjekësisë i cili merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që lidhen me hormonet. Shërbimi i Endokrinologjisë në QSUT mbulon funksione të tilla njerëzore si koordinimin e metabolizmit, frymëmarrjes, riprodhimit, perceptimit ndijor dhe lëvizjes.


Endokrinologjia fokusohet në gjëndrat endokrine dhe indet që sekretojnë hormone. Sistemi endokrin human përbëhet nga një numër gjëndrash endokrine. Këto gjëndra prodhojnë dhe sekretojnë hormone të cilat kontrollojnë metabolizmin e trupit, rritjen, zhvillimin seksual si dhe funksione të tjera të trupit.


Gjëndrat endokrine kryesore të trupit të njeriut janë:


  • Gjëndrat mbiveshkore (gjendra suprarenale)
  • Hipotalamusi
  • Gjëndra e Hipofizës
  • Pankreasi
  • Vezoret dhe testikujt
  • Gjëndrat Paratiroide
  • Gjëndra Pineale e trurit
  • Gjëndra e Timusit
  • Gjëndra Tiroide


Mjekët e shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT janë të specializuar në trajtimin e patologjive të cilat rrjedhin si pasojë e disbalancimit hormonal prej gjëndrave endokrine.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook