Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Melanoma

Melanoma

Definicioni, problematika


Depistim, testim, parandalim i melanomës


Melanoma është një nga format me vdekjeprurëse të kancerit të lekurës (duke shkaktuar rreth 75% të vdekjeve nga të gjitha format e kancerit të lekurës) dhe duke u konsideruar kështu si një problem i madh social. Melanoma është një tumor kutan e cila e merr origjinën nga melanocitet që gjënden në epidermë. Rreziku i jetës për një person me melanomë është 1 me 50 për burrat dhe 1 me 20 për gratë. Meqenëse është një tumor me inçidencë të ulët, personeli shëndetësor ka njohuri të pakta dhe pamundësi për të zhvilluar kapacitete diagnostike. Megjithatë inçidenca e melanomës vazhdon të rritet. Melanoma është një tumor që zhvillohet në përgjithësi tek personat me lekurë të bardhë dhe kjo incidencë e saj korrelon me latitudën e vendbanimit, duke na pajisur me një fakt të fortë që ekspozimi në diell është tërësisht rastësor. Rritja e inçidencës së kësaj patologjie është vënë re vitet e fundit edhe në vendin tonë, por shifra të sakta statistikore mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë prej saj ende nuk ka. Diagnostikimi i hershëm i melanomës, pra identifikimi i saj në formën siperfaqësore mund të ulë si sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga kjo patologji.


Etapat diagnostike:
Cilat janë shenjat diagnostikuese të Melanomës:
Melanomat me përhapje siperfaqësore janë zakonisht:


  • Më të mëdha në sipërfaqe se sa nishanet normale dhe rriten në madhësi në mënyrë progresive me kalimin e kohës. Pjesa më e madhe (por jo të gjitha) kur diagnostikohen janë 7 mm apo më shumë në diametër.
  • Të çrregullta në ngjyrë zakonisht tre apo më shumë ngjyra (kafe, e zezë, blu në të zezë).
  • Të çrregullta në formë. Janë asimetrike me kufinj gjeografikë.


Melanomat nodulare zakonisht kanë ngjyrë të çrregullt, por ato mund të jenë më shumë uniformë në ngjyrë në krahasim me melanomat me përhapje sipërfaqësore. Këto tumore mund të janë zakonisht me ngjyrë të zezë apo të kuqe dhe mund të ulçerohen.


Lentigo malinje: Melanoma mund të ngjajë klinikisht me një melanomë sipërfaqësore apo nodulare por ato rriten mbi një prekursor të pigmentuar të lekurës të njohur si lentigo malinje. Ky lesion prekursor mund të ngjajë klinikisht me një njollë normale të lekurës por më e madhe, më e zezë dhe më e keqkufizuar. Melanomat akrolentigjinoze shfaqen zakonisht në shuplakat e duarve dhe shojet e këmbëve si lezione të sheshta të pigmentuara që ngjajnë me nevuset normale, të cilat fillojnë të rriten në madhësi dhe zhvillojnë zona të parregullta të pigmentuara dhe ndonjëherë ulçerohen. Këto melanoma në përgjithësi diagnostikohen vonë për shkak të vendndodhjes së tyre dhe sepse shpesh ato diagnostikohen si një ulçer, veçanërisht tek diabetikët. Shpesh ato mund të jenë të vendosura nën një shtresë të keratinës reaktive duke u dukur klinikisht si një kallo. Çelësi i vetëm diagnostikues është hemoragjia.
Melanomat që rriten në thonj (subungueale) lokalizohen në përgjithësi në gishtin e madh të këmbës. Ato duken se rriten nga matriksi i thoit pra fillimisht duken në pjesën proksimale të thoit. Melanoma klasike subungueale duket si një vije pigmentuese në thua që me kalimin e kohës zgjerohet dhe me vonë prodhon një masë subungueale (shpesh amelanocitike) e cila më vonë ka tendencën të ngrejë thoin dhe të gjakoset. Kjo formë e melanomës diagnostikohet shpesh si një infeksion mykotik apo dhe një granulomë pyogjene. (fig 13).


Referimi i pacientëve tek specialisti


Kush dhe kur duhet referuar?
Një nishan dyshues i cili po ndryshon në madhësi, formë dhe ngjyrë duhet të referohet tek specialisti për egzaminim dermatoskopik. Kështu këto tip nishanesh duhen monitoruar vazhdimisht sepse rreziku absolut i melanomës është i ulët dhe për këtë arsye nuk rekomandohet heqja kirurgjikale profilaktike dhe egzaminimi histologjik përkatës por vetëm egzaminimi dermatoskopik. Këto raste referohen vetëm për të përjashtuar një melanomë.
Pacientët me shumë nishane, sidomos ato atipike janë në një risk të mjaftueshëm për të zhvilluar melanomë (risku relativ është rreth dhjetë herë më i madh sesa ndaj atyre me pak nevuse, rreziku për jetën është 1 me 15) dhe për këtë arsye duhet ti drejtohen sistemit të referimit për egzaminim dermatoskopik, ekcizim dhe egzaminim histopatologjik, edukimin e tyre për vetëmonitorimin, bazuar në rrezikun e melanomës në një meta analizë të fundit.




Sa shpejt duhet referuar
Shenjat dhe simtptomat: Sa shpejt duhet të referohet pacienti tek dermatologu?


Qëllimi:
Pacientët me nevuse ekzaminim: Brenda 13 javëve, dermatoskopi, vlerësim i riskut edukimi. Një nevus i ri i cili po rritet shpejt në një adult: Brenda 2 javëve, dermatoskopi dhe vlerësimi i riskut.


Një nevus preegzistues i cili po ndryshon madhësi dhe ngjyrë: Brenda 2 javëve, dermatoskopi, vlerësim risku.


Një nevus që ka 3 apo më shumë ngjyra dhe ka humbur simetrinë e tij: Brënda 2 javëve, dermatoskopi, biopsi ekcizim kirurgjikal, egzaminim histopatologjik.


Çdo nodul i ri i cili po rritet dhe është i pigmentuar apo vaskular në paraqitje: Brenda 2 javëve, dermatoskopi, biopsi ekcizim kirurgjikal, egzaminim histopatologjik.


Një linjë pigmentuese në një thua: Brenda 2 javëve, dermatoskopi, ekcizim kirurgjikal, egzaminim histopatologjik


Një element i ri i cili po rritet nën thua vecanërisht nëse është ind vascular apo i pigmentuar: Brenda 2 javëve, dermatoskopi, ekcizim kirurgjikal, egzaminim histopatologjik.


Kush nuk duhet referuar
Lezionet që nuk duhet të referohen:


Menaxhimi:


Një keratozë seborhoike tipike, Një papilomë bazo qelizore: Asnjë prej tyre nuk duhet të referohet vetëm nëse është e inflamuar dhe duhet refruar për egzaminim dermatoskopik, kyretazh dhe egzaminim histologjik.


Nje nevus preegzistues i cili po humbet ngjyrën: Kërkoni këshillim vetëm nëse ndodhin ndryshime të menjëhershme për egzaminim dermatoskopik.


Qëllimi kryesor i këtyre rekomandimeve diagnostike është të permirësojë prognozën e pacientëve me melanomë kutane nëpërmjet rritjes së njohurive duke promovuar parandalimin dytësor.


Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook