Shendeti juaj

Sëmundja sjell shqetësim, kosto, dhimbje dhe vuajtje. Ndaj dhe parandalimi i saj mbetet një ndër synimet kryesore si për mjekët ashtu dhe pacientët.

Në varësi të organizmit dhe shkaqeve të sëmundjes, parandalimi mund të marrë forma të ndryshme që përfshijnë dieta, stërvitje, vaksinime apo medikamente.

Në shumë sisteme të kujdesit mjekësor, parandalimi është aq i rëndësishëm sa dhe trajtimi i një sëmundjeje akute.

Veprimi më i rëndësishëm që duhet ndërmarrë për të parandaluar sëmundjet është aktiviteti fizik.

Aktiviteti fizik parandalon një listë të gjatë sëmundjesh kronike ose sëmundje të rënda që sjellin paaftësi, madje edhe vdekjen, duke përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet vaskulare, diabetin, obezitetin dhe osteoporozën.

Aktiviteti fizik gjithashtu parandalon sëmundje të shëndetit mendor ndër të cilat depresionin, ankthin dhe stresin.

Stili i jetesës dhe veset janë një problem tjetër global që rëndojnë dhe shkaktojnë sëmundje.

Sjellja më negative ndaj shëndetit është pirja e duhanit. Pirja e duhanit kontribuon në zhvillimin e pothuajse të gjitha sëmundjeve, sidomos kancerit, sëmundjet e zemrës, tensionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë, diabetit dhe astmës.

Një shtesë e fundit në listën e masave parandaluese është praktika e “seksit të sigurt”, veçanërisht përdorimi i kontracepsionit (të tilla si kondomet) për të parandaluar përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Agjencitë shtetërore në të gjithë botën, organizata bamirëse dhe iniciativa private kryejnë fushata për të rritur ndërgjegjësimin e sëmundjeve të tilla si SIDA dhe të informojnë për masat që individët mund të marrin për të shmangur sëmundjen.

Prej parandalimit përfiton individi, komuniteti – mbrohet individi nga sëmundja dhe ulet rreziku që të tjerë të infektohen.

Si duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj:

Takoni mjekun tuaj

Mjekët dhe profesionistët e shëndetit janë të trajnuar për të njohur, trajtuar dhe për të parandaluar sëmundjet. Ndjekja e këshillave të tyre është e rekomanduar.

Çdo person ka rreziqe të ndryshme të sëmundjeve bazuar në gjenezë dhe histori të tjera shëndetësore, prandaj rekomandimet janë të ndryshme për çdo individ.

Testimet  dhe Check-Up-et
 

  • Check-up vjetor (çdo vit tjetër nëse ka rreziqe shëndetësore).
  • Kontroll vjetor dentar.
  • Vetëkontroll mujor i gjirit.
  • Pap-test vjetor,vizita te gjinekologu pas moshës 18 vjeçare ose kur ka filluar aktivitetin seksual.
  • Mammografia fillimisht prej moshës 40 vjeç, nëse ka rrezik të lartë prej moshës 35 vjeç.
  • Kolonoskopia fillimisht prej moshës 40 vjeç, nëse ka rrezik të lartë prej moshës 35 vjeç.
  • EKG siç rekomandohet nga mjeku juaj primar.

Parandalimi i sëmundjeve nëpërmjet të ushqyerit

Përfitimet shëndetësore dhe rreziqet e ushqimeve kanë qenë dhe mbeten burim i kërkimeve, polemikave dhe hulumtimeve shkencore. Edhe pse mund të duket sikur rekomandimet dietike ndryshojnë shpesh, rezultatet janë konsistente:

Duke marrë burime të mjaftueshme të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë nëpërmjet ushqimeve është mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm.