Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kanceri i Gjirit

Kanceri i Gjirit

Definicioni, problematika


Kanceri i gjirit e merr prejardhjen nga qelizat epiteliale që veshin kanalet e qumështit. Ai ndahet në dy grupe të mëdha:


  1. Jo invaziv (i pa perhapur)
    1. Kanceri intraduktal (in situ)
    2. Kanceri lobular (in situ)
  2. Invaziv (infiltron dhe perhapet)
    1. Kanceri duktal invaziv
    2. Kanceri lobular invaziv

Kanceri joinvaziv lokalizohet në brendësi të strukturave nga e merr prejardhjen. Zakonisht nuk jep metastaza (përhapje) në nyjet (gjëndrat) limfatike të afërta dhe ka prognozë (parashikim) të mirë. Kanceri invaziv del jashtë paretit të kanaleve dhe lobuleve dhe infiltron stromën. Ai jep shpesh metastaza. Marrja e njohurive mbi kancerin e gjirit është e rëndësishme për diagnostikimin e hershëm të grave me anë te screening (identifikim i sëmundjes pa patur simptoma apo shenja), trajtimin dhe ndjekjen terapeutike të saj sipas një protokolli në raport me normat ndërkombëtare.


Promocioni


Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në gratë dhe është pas kancerit të mushkërive shkaku i dytë i vdekjeve nga sëmundjet kanceroze. Inçidenca e kancerit të gjirit ka ardhur duke u rritur vitet e fundit por mortaliteti nga kjo sëmundje ka ardhur duke u ulur për shkak të depistimit të hershëm dhe trajtimeve të reja dhe efektive. Etiologjia e shumicës së rasteve me kancer të gjirit është e panjohur. Si faktorë risku të njohur mund të përmendim: gjinia femër, histori familjare për kancer gjiri, menarke (menstruacione) të hershme, menopauza e vonshme, mosha e madhe e nënës në lindjen e parë, dieta e pasur me yndyrna, rrezatimi jonizues i përsëritur i regjionit të gjirit për qëllime mjekuese (mastite ) ose diagnostike (mamografi dhe radiografi të shpeshta të toraksit, mutacionet gjenetike si psh BRCA 1/2 etj. Kanceri i gjirit karakterizohet nga një periudhë e gjatë subklinike. Që ai të bëhet i kapshëm duhet të arrijë madhësinë së paku 1 cm. Aftësinë për të dhënë metastaza kanceri i gjirit e fiton në 10-20 dyfishimet e para, pra që në fazën subklinike pa shfaqur shenja klinike, prandaj në përfytyrimin bashkëkohor, kanceri i gjirit nuk është një sëmundje e lokalizuar, por një sëmundje sistemike që në diagnostikimin parësor. Përhapja e metastazave bëhet në rrugë limfatile dhe hematogjene (gjakut). Në fazën klinike kanceri, në sajë të rritjes infiltrative, përhapet në strukturat fqinje, në lekurën mbi të, muskujt e gjoksit dhe nën to. Me rrugë limfatike qelizat tumorale përhapen në enët e nyjet limfatike aksilare (të sqetullës), që përbëjnë rrugën kryesore të drenimit limfatik për të gjithë gjirin dhe në enët e nyjet limfatike të zinxhirit mamar të brendshëm në të cilin drenon kryesisht gjysma e brendshme e gjirit. Metastazat e largëta prekin më shpesh mushkëritë e pleurën, kockat (shtyllën kurrizore, bacinin, 1/3 e sipërme të kockës së kofshës) dhe mëlçinë.


Parandalimi


Kontrolli i popullatës sidomos në gratë me histori familjare dhe në gratë mbi 40 vjeç.
Kontrolli përfshin depistimin e herë pas hershëm të grave me anë të vetë ekzaminimit të gjirit, vizitave te mjeku i gjoksit, ekografisë dhe mamografisë.


Etapat diagnostike


Në vënien e diagnosës së kancerit të gjirit ndihmojnë:


Ekzaminimi fizik që përfshin marrjen e hollësishme të anamnezës, kqyrjen dhe prekjen.


Ekografia (ultrasonografia).


Mamografia – Konsiston në ekzaminimin e gjirit me anë të rrezeve X nëpërmjet një aparati mamografik special. Vlera e mamografisë është e pazëvendësueshme kur në ekzaminimin fizik shihen simtoma të dyshimta (gropëzimi i lekurës, spostimi i thithit), ndërkohë që në gji nuk preket masë.


Rezonanca magnetike – është një opsion studimi shtesë në Imazherinë e gjirit


Ekzaminimi histologjik- përcakton me një shkallë të lartë saktësie natyrën beninje ose malinje të tumorit


FNA Aspirimi (Citologjia) – me age të hollë e materialit nga masa në gji. Ndonëse kjo metodë ka një shkallë më të ulët saktësie në krahasim me biopsinë, ka një sërë përparësish pasi është më pak e kushtueshme, më pak traumatike dhe më e thjeshtë në përdorim.


Cor biopsy (tru cut biopsy) – me anë të së cilës merret një pjesë indi për ekzaminim histopatologjik.


Biopsia e hapur: Biopsia ekscizionale përdoret për tumore të vogla: Biopsia incizionale përdoret për tumore të mëdhenj.


Algoritmi i Trajtimit


Ndjekja


Sipas NCCN pacientët me kancer gjiri në stadin O duhet ti nënshtrohen ekzaminimit fizik çdo 6 muaj për 5 vjet, e më tej çdo vit. Po kështu çdo vit duhet të realizohet edhe mamografia. Pacientet me stad I të kancerit të gjirit duhet ti nënshtrohen ekzaminimit fizik çdo 4-6 muaj për 5 vjet e më tej çdo vit. Duhet të kryejnë mamografinë çdo vit në të dy gjinjtë nëse kanë bërë kirurgji konservative dhe në gjirin e mbetur në rast se i janë nënshtruar mastektomisë.
Ro-grafi pulmoni çdo 9 muaj. Gratë që marrin tamoksifen duhet të kryejnë ekzaminimin gjinekologjik çdo 12 muaj. Duhet të bëhet shintigrafia e skeletit çdo 1-5 vjet.


Riaftësimi


Anamneza te mjeku dhe ekzaminimi fizik çdo 4-6 muaj për 5 vitet e para dhe më pas çdo 12 muaj. Mamografi çdo 12 muaj (dhe 6-12 muaj pas radioterapisë në trajtimin konservativ). Gratë që marrin tamoksifen: vizitë gjinekologjike çdo 12 muaj, nëse uterusi është prezent. Gratë që marrin inhibitorët e aromatazës ose me dëmtim ovarial pas trajtimit duhet të monitorohen për shëndetin e kockave. Caktimi dhe vlerësimi i terapisë endokrine adjuvante (ndihmëse).


Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook